Kisha & Besimi

Sfidat për ngritjen tuaj

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Bekuar qoftë Perëndia dhe Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, Ati i të mëshirëve dhe Perëndia e çdo ngushëllimi, i cili na ngushëllon në çdo shtrëngim tonin, që, nëpërmjet ngushëllimit me të cilin ne jemi ngushëlluar nga Perëndia, të mund të ngushëllojmë ata që janë në çfarëdo shtrëngimi.

2 Korintasve 1:3-4

Jeta e krishterë është një udhëtim, dhe në këtë udhëtim ka sfida. Këto sfida janë një pedanë kërcimi për ngritjen tuaj. Disa kanë menduar se nga momenti që u bënë të krishterë, nuk do të kenë më sfida. Të hutuar, pyesin, “Pse kam akoma telashe? Pse kam ende probleme me shëndetin? Çfarë është qe kur lutem, gjërat nuk ndodhin menjëherë?“ Këto dhe pyetje të tjera të ngjashme pushtojnë mendjen e tyre koha pas kohë.

Nëse nuk do të kishte sfida ndaj besimit tuaj, besimi juaj nuk do mund të forcohej. Jeta ska ka të bëjë me atë se sa të lehta janë gjërat; ju nuk mund të ngriteni pa provat e jetës; kjo është çfarë sfidat janë. Perëndia ju lejon të përballeni me gjëra të caktuara në mënyrë që ju t’mund të ushtroni besimin tuaj dhe të fitoni; dhe kur veproni, dekoroheni për të bërë më shumë. Kurrë mos u shtrëngoni në ditën e fatkeqësisë. Mos qani. Në vend të kësaj , i thuaj djallit, “ djall, pavarësisht se çfarë ti bën, unë jam më shumë se fitimtarë. Më i madh është Ai që është në mua, se sa ai që është në botë.

Mësoni nga Apostulli Pal, i cili pavarësisht nga mundimet, provat dhe tundimet me të cilat qe përballur, ai nuk u dorëzua nën presionin. Më saktë, ai u mbështet nënë ngushëllimin e Frymës së Shenjtë, duke këshilluar dhe ngushëlluar të tjerët që ishin në mundime, me të njëjtin ngushëllim që kishte pranuar vet. I njëjti ngushëllim nga Fryma e Shenjtë është në dispozicion për ju sot. Prandaj, pavarësisht sfidave më të cilat përballeni, ato janë ushqim për ju. Qëndroni kokë lart dhe refuzoni të frikësoheni. Mbani Fjalën e fitores në gojën tuaj!

Ju e keni ngushëllimin e Fjalës, dhe këshillimin e Frymës Shenjtë, për të shkuar tutje dhe për të fituar! Asnjë armë e sajuar kundër jush nuk do të ketë sukses. 1 Gjonit 4:4 thotë, “Ju jeni prej Perëndisë, o djem të rinj, dhe i keni mundur ata, sepse ai që është në ju është më i madh se ai që është në botë.”

Lutje

At Qiellor, të falënderoj për forcën, ngushëllimin, guximin dhe besimin qe Fjala jote i shërben frymës time. Qendoj i sigurt dhe i nënshtroj sfidat që mund të më vijnë përballë në shtegun tim, i vetëdijshëm se ato janë pedan kërcimi për ndërtimin tim, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Romakëve 5:3; 1 Korintasve 10:13
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Efesianve 1:15-2:1-10 Isaia 13-14
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Luka 24:40-53 2 Samuelit 21-22

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento