Kisha & Besimi

Ne nuk jemi asnjëherë pa ndihmë

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Nuk do t’ju lë bonjakë, [të pangushëlluar, të braktisur, në zi, të dëshpëruar, pa ndihmë]; do të kthehem [përsëri] te ju.

Gjoni 14:18

Fjala greke për “të pangushëlluar” është “bonjakë,” qe do thotë pa ndihmë ose jetim. Jezusi, edhe pse në qiell, nuk na ka lënë pa ndihmë. Ai na dërgoi Frymën e Shenjtë. Fryma e Shenjtë ka ardh që të banoi në ju dhe ndersa i dorëzoheni Atij dhe ia besoni jetën tuaj, Ai do tu bëjë të suksesshëm në të gjitha gjërat. Ai është avantazhi juaj i pakrahasueshëm. Ata të cilet nuk e njohin dhe nuk shoqërohen me Të, vuajnë në jetë. Duke u gjendur vazhdimisht në nevojë, dhimbje dhe mposhtje.

Nuk është e nevojshme për një të krishterë të lutet duke thënë: “O Zot, më ndihmo”, kur ai person e ka tashme Frymën e Shenjtë. Fryma e Shenjtë është e gjithë ndihma që ju duhet. Të kërkuarit për ndihmë Perëndisë në këtë rast është si të lutesh nga një pozicion disavantazhi; Jezusi tashmë ka thënë së ju keni një ndihmës Frymën e Shenjtë. Kur luteni me negativizëm të tillë, do të ketë konfuzion në frymën tuaj, dhe Satani do të përfitojë nga injoranca juaj.

Mos thoni: “O Zot, ndihmomë!; në vend kësaj thoni: “Unë jam i ndihmuar fuqishëm nga Zoti, sepse Fryma e Shenjtë-ndihmësi suprem – jeton në mua.” Është përgjegjësi e Frymës së Shenjtë për t’ju udhëhequr, udhëzuar, forcuar, dhe për t’ju mësuar gjërat e Mbretërisë se Perëndisë. Por është përgjegjësia juaj që ti nënshtroni vetën Atij dhe të lejoni qe të ketë rrugën e Tij në jetën tuaj. Është përgjegjësia juaj për t’ia hapur zemrën Atij, dhe të jetoni në dhe me anë të Fjalës së Tij.

Bibla thotë: “Të folurit tuaj të jetë gjithnjë me hir, i ndrequr me kripë…” (Kolosianëve 4:6). Kjo do të thotë së ju duhet të flisni vetëm gjëra të lavdishme; fjalë që janë në përputhje me dispozitat e Ungjillit. Prandaj, gjithmonë pohoni se ju nuk jeni pa ndihmë. Nuk bën ndonjë dallim se sa të tërbuara janë stuhitë apo sa i madh është intensiteti i zjarrit; Fryma e Shenjtë është streha dhe forca juaj, një ndihmë gjithnjë e gatshme në fatkeqësi.

Nuk është çudi ajo që Ai thotë:, “Kur do të kalosh përmes ujërave unë do të jem me ty, ose do të kalosh lumenjtë, nuk do të të mbytin; kur do të ecësh nëpër zjarr, nuk do të digjesh dhe flaka nuk do të të konsumojë” (Isaia 43:2).

Lutje

At i Dashur, unë njoh të çmuarin Frymën e Shenjtë që Ti ma ke dhënë; Ai është Ngushëlluesi, Këshilltari, Ndihmësi, Ndërmjetësi, Avokati, fuqizuesi qe banon në mua. Jam i ndihmuar fuqishëm nga ti, dhe për këtë arsye i bindur se mbarësia, begatia dhe përparimi im janë të dukshme, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Gjoni 14:26; Zakaria 4:6
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 15 Sofonia 1-3
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 18:1-12 Zakaria 1-2

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento