Kisha & Besimi

Mos u vono

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Unë duhet t’i kryej veprat e atij që më ka dërguar sa është ditë; vjen nata kur askush nuk mund të veprojë.

Gjoni 9:4

Shmangni zvarritjen. Mos shkaktoni vonesë në gjërat që duhet ti bëni. veproni në kohën e duhur; veproni ndërsa jkeni mundësi, sepse mundësia mund të mos jetë gjithmonë atje. Cili është vizioni të cilin Zoti e ka vendosur në zemrën tuaj në fillim të këtij viti? Sa e keni përmbushur atë? Kjo mund të jetë në lidhje me veprën tuaj të ungjillizimit si një i krishterë apo një shërbestar i Ungjillit. Ajo mund të jetë puna juaj apo familja ose edhe shëndeti juaj. Mos u vono. Bëni atë që Ai ju ka kërkuar për të bërë, dhe refuzoni së qenuri të pa koncentruar.

Shpesh, kur doni të bëni atë që duhet bërë në kohën e duhur, mosveprimi juaj mund t’ ju ndalojë për tu ngritur në nivelin tjetër të jetës tuaj. Pra, bëni gjërat e duhura në kohën e duhur. E që është një nga përfitimet e nënshtrimit ndaj Frymës se Shenjtë dhe Fjalës se Perëndisë; dituria e tij ju shtyn për të bërë gjënë e duhur në kohën e duhur, në mënyrën e duhur, me qëllimin e drejtë.

Ndonjëherë pasojat e vonesës mund të marrin ca vite për ti korrigjuar. Vepro tani. Mos bëjë vonesë në thirrjen e Zotit. Pasi të keni marrë hapin dhe të bëni përpjekjet e nevojshme në atë që ai ka frymëzuar për të bërë, fuqia- e mrekullisë se Tij vjen pas përpjekjeve tuaja, dhe lavdia e tij shfaqet në atë që ju bëni. Pra, mos prit për të vepruar në Fjalën e Tij. Mos bëjë vonesë në të vepruarit sipas udhëzimeve të Tij dhe në frymëzimin që keni marr.

Disa njerëz marrin nxitjet e Frymës për të bërë diçka, por injorojnë atë nxitje, për shkak se ata duan të ndjekin disa gjëra të tjera të parë. Mjerisht, ata shpesh nuk do të kenë kurr një shans të dytë.

Ia vlen të dëgjosh zërin e Zotit dhe të përgjigjesh shpejt kur Ai flet. Ia vlen të bësh atë qe Ai donë dhe kur e dëshiron Ai për ta përfunduar.

Lutje

At i dashur, të falënderoj për urtësinë tënde, lavdinë, hirin, fuqinë dhe aftësinë hyjnore që ke vënë në frymën time për të jetuar një jetë fitimtare në Krishtin cdo ditë. Me anë të Frymës tënde pozicionohem për të përmbushur të ardhmen time në Krishtin, duke qenë i frytshëm në shërbesë për lavdinë e Emrit tënd, Në Emrin e Jezusit, Amen.

Studim Vijus

  • Fjalët e urta 22:29; Fjalët e urta 28:19 GNB; Psalmet 90:12
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 11:1-18 & Ezdras 9-10
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: 2 Korintasve 8:9-17 & Isaia 11-12

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento