Edukimi & Arsimimi

Meditoni mbi dashurinë e Tij

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Tani, pra, këto tri gjëra mbeten: besimi, shpresa dhe dashuria; por më e madhja nga këto është dashuria.

1 Korintasve 13:13

Marku Kapitulli 5 tregon historinë e një gruaje e cila vuante nga hemorragjia për dymbëdhjetë vite rresht, por u shërua nga Jezusi. Guximi i besimit te saj duhet të ketë ardhur nga çfarë ajo kishte dëgjuar për Jezusin, që Ai rrezatonte, manifestonte, dhe shprehte dashurinë e Atit. Ajo duhet të ketë dëgjuar se si Jezusi i ktheu shikimin të verbërve, ngriti të vdekurit, bëri të çalët te ecin, madje dhe shëroi gjymtyrë te gjymtuara. Ajo duhet të jetë frymëzuar kur dëgjoi se si Ai u fliste fjalë dashurie njerëzve që vuanin, të shtypurve, dhe njerëzve me zemër të thyer.

Ajo ishte pra, e bindur se Jezusi nuk do ta refuzonte në qoftë se do shkonte tek ai. Kështu, kaloi përmes turmës duke rrezikuar jetën për të arritur tek Ai. Mos harroni, Ligji i asaj kohe ndalonte që ajo te kishte kontakt me të tjerët; nëse zbulohej, do vritej me gurë, sepse guxoi të dilte në publik duke qënë në atë gjëndje. Por ajo kishte dëgjuar se Zoti preku dhe shëroi leprozët: te dëbuarit që ishin izoluar nga shoqëria. Kjo me siguri i ka ngritur shpirtin dhe ka sjell shpresë brenda saj që edhe ajo mund të sherohet.

Në librin e Mateut, ajo thoshte me vete: ”Po të prek vetëm rroben e tij, do të shërohem.” Vini re se çdo gje filloi me një mendim. Ajo mendoi se nuk do të ishte nevoja për Jezusin ta vinte re; ajo do ta prekte lehtë atë fuqi- dashurie. E preku, dhe në çast u shërua.

Cilat janë mendimet tuaja për Zotin? A meditoni me vetëdije mbi faktin se sa shumë Ai ju do? Çdo gjë qe Jezusi eshte dhe përfaqëson është dashuri. Mrekullitë për të cilat lexojmë në Bibël janë të gjitha të frymëzuara nga dashuria. Komunikimi dhe veprimet e tij iu bënë të gjithëve të ditur dashurinë e Atit. Ai ishte zbulimi i dashurisë së Perëndisë. Jezusi tha tek Gjoni 15:9, “Sikurse Ati më ka dashur mua, ashtu edhe unë ju kam dashur juve; qëndroni në dashurinë time.” Në fakt po thotë: “Meditoni mbi dashurinë time, qëndroni dhe gjeni prehje në të! “Dashuria e tij e pakrahasueshme dhe e pakushtëzuar duhet të provokoj gjithmonë edhe tek ju nje besim të tillë guximtarë.

Lutje

I dashur Zot Jezus, të falenderoj që më ke treguar natyrën e vërtetë të Atit, që është Dashuri. Unë meditoj, përqafoj, dhe përfitoj nga dashuria e Tij sot, dhe në shkëmbim unë shpreh të njëjtën dashuri tek çdo njeri ne botën time; mirësia jote vazhdimisht më shtyn për të arritur, shëruar dhe bekuar të tjerët rreth meje. Amen.

Studim Vjues

  • 1 Gjoni 4:7-10; Gjoni 3:16
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 5 Joeli 1-3
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 12:11-17 Mikea 3-4

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento