Edukimi & Arsimimi

Letër nga Krishti!

Publikuar nga Kumrije Aliaj

….Ju jeni letra jonë, e shkruar në zemrat tona, e njohur dhe e lexuar nga të gjithë njerëzit, duke qenë manifestuar se jeni një letër e Krishtit, e hartuar me anë të shërbesës sonë, dhe e shkruar jo me bojë, por me Frymën e Perëndisë së gjallë, dhe jo mbi rrasa guri, por mbi rrasa të një zemre mishi.

2 Korintasve 3:1-3

Ndërsa studioni Fjalën e Perëndisë, është e rëndësishme të mos humbasim pikat kryesore të cilat Fryma e Perëndia dëshiron që ne ti kuptojmë. Një e tillë është ajo e të vërtetës së fuqishme dhe të rëndësishme që Apostulli Pal e ka thënë në vargun tonë hyrës: ne jemi letra e Krishtit. Ç’do të thotë kjo? Kjo do të thotë së ne jemi mesazhi i Perëndisë; Fjala e tij! Haleluja!

Pali tha, “duke qenë manifestuar se jeni një letër e Krishtit, e hartuar me anë të shërbesës sonë, dhe e shkruar jo me bojë, por me Frymën e Perëndisë së gjallë, dhe jo mbi rrasa guri, por mbi rrasa të një zemre mishi” (2 Korintasve 3:3). Këtu ai na e bënë të ditur përse ne jemi letra e Krishtit. Krishti është Fjala e Perëndisë; tani Pali thotë se ne jemi Fjala e Krishtit; ju jeni një mesazh. Nuk është habi që Ai thotë se ju jeni drita e botës. Perëndia është duke ju përdorur për ti dhënë mesazhin botës çdo ditë; ju jeni duke deklaruar haptazi së jeni letër e Krishtit, e shkruar më anë të Frymës së Perëndisë së gjallë! Kjo është arsyeja pse ju jeni kaq të veçantë!

Gjoni shkroi për Jezusin, “Dhe Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne; dhe ne soditëm lavdinë e tij, si lavdia e të vetëmlindurit prej Atit, plot hir e të vërtetë” (Gjoni 1:14). Kur e panë Jezusin në ditët e Biblës, ata panë Fjalën; Ai ishte Fjala që fliste, ecte, dhe jetoi në mesin e tyre. Nuk është habi që e quajtën “Emanuel”, që do të thotë “Perëndia me ne!”

Megjithatë, sot, në Dhiatën e Re, kushdo që dëshiron të shohë Fjalën e Perëndisë duhet të shikoj në ju! Ju jeni letra e Krishtit sot. Pra, kur studioni Testamentin e Ri, jeni duke parë në veten tuaj. Dikush mund të thotë, “Jo; kjo nuk mund të jetë; vetëm Jezusi është kualifikuar për të qenë i përshkruar kështu. “Jo! Jakobi 1:18 thotë, “Ai na ngjizi me vullnetin e tij me anë të fjalës të së vërtetës…”; do të thotë se ju keni lindur nga Fjala e Perëndisë. Nëse keni lindur nga Fjala e Perëndisë, atëherë ju jeni një me Fjalën. Jezusi është Fjala e mishëruar e Perëndisë. Ne jemi pasardhësit e Fjalës së Perëndisë. Pra, kush jemi ne? fjala-e Tij, letra e Tij,! Lavdi Perëndisë!

Pohim

Nuk jam një person i zakonshëm; Unë jam letra e Krishtit. Kur njerëzit shohin në mua, ata shohin shfaqjen e Fjalës së Perëndisë. Unë jam një mesazh i lexuar nga të gjithë, nëpërmjet të cilit shumë vijnë në njohurinë e Krishtit! Lavdi Perëndisë!

Studim Vijues

  • 2 Korintasve 3:18; 1 Pjetri 1:23
  • Plani një vjeqar për studimin e Biblës: Romaket 3:1-31; Psalmet 42-44
  • Plani dy vjeqar për studimin e Biblës: Luka 11:37-44 Gjyqtaret 2-3

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento