Media & Promovimet

Inteligjenca Mediale

Publikuar nga Kumrije Aliaj


Prerja e artikujve në gazeta është një gjë e së kaluarës. Inteligjenca mediale është një gjë e së ardhmes.

Për shekuj njerëzit iu kanë referuar prerjes së artikujve në gazeta si aktiviteti i vetëm në biznesin tonë të monitorimit të mediave. Megjithëse kjo mund të ketë qenë e vërtetë për mjaft kohë, tregu i biznesit duhet të pranojë se prerja e artikujve tash është bërë një aktivitet i së kaluarës. Duke përvetësuar teknologjitë e reja që shkojnë përtej prerjes artikujve, industria jonë ka prezentuar ka tjetër model, quhet Inteligjencë Mediale. Pra, le t’i hedhim një vështrim të kaluarës dhe të ardhmes.

Prerja e Gazetave

Në fillim të shekullit 20, kur bizneset filluan të tregojnë interes në atë se si dhe kur markat janë përmendur në media, kishte vetëm një medium në dispozicion: shtypi i shkruar. Prandaj nuk është çudi që prerja dhe bartja e artikujve të cilat i referohen një marke specifike ishte njohur si “prerje e artikujve”. Me ndryshimin e teknologjisë së mediave, ky term vazhdoi të përdoret nga tregjet e ndryshme, pavarësisht se referenca e saj është “old-fashion”.

Merrni parasysh avancimet teknologjike të 100 viteve të fundit: Radio, TV, Faksi, internet, Facebook, YouTube, streaming dhe shumë teknologji të tjera që kanë ose janë duke pushtuar tregun e konsumatorit. Përpjekja për të analizuar të gjitha këto, për të mbuluar gjithë këtë spektër mediatik për një markë ose person nuk do të mjaftojë thjeshtë me “prerje të artikujve”, kjo kërkon shumë më shumë. Kjo është arsyeja pse industria e biznesit duhet të kuptoj se duhet të fillojë me të mendoj mbi inteligjencën mediale.

Inteligjenca Mediale

Si teknologjitë moderne që janë duke u zhvilluar me ndryshime të shpeshta, poashtu edhe PrimeDB synon ofrimin e platformës për përdorim, që sjell kapacitetet e së ashtuquajturës “inteligjencë mediale”, dhe jo thjeshtë “prerjes së artikujve” ose edhe “monitorimit të mediave”. Pra me “inteligjencë” i referohemi analizave mediale përmes kompjuterit dhe eksperimentimit me media të reja, duke kërkuar zgjidhjet më të mira për të parashikuar një treg vazhdimisht në ndryshim. Natyrisht ne vazhdojmë të investojmë në efektin njeri për të siguruar cilësi të nivelit të lartë në dhënien e rezultateve të analizave mediale për klientët tanë.

Në këtë shoqëri moderne dixhitale koncepti i “prerjes e artikujve” është bërë një gjë e së kaluarës. Nga ana semantike termi është bërë shumë i kufizuar në përdorimin e aktivitetit të analizave mediale aktuale. Ne e shndërrojmë në mision apo detyrë personale njohjen nga afër të tregut biznesit me ‘inteligjencë mediale” pasiqë kjo mbulon shumë më shumë.

#primedb#inteligjenca#mediale#media#monitorimi#prezencamediale#reklamimi#pr#promovimi#shtypi

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento