Kisha & Besimi

Falja ju sjell vizione

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Pastaj e çoi jashtë dhe i tha: “Vështro me kujdes qiellin dhe numëro yjet, në rast se mund t’i numërosh”, pastaj shtoi: “Kështu kanë për të qenë pasardhësit e tu.

Zanafilla 15:5

Fjala e Perëndisë ju sjell vizione në frymën tuaj. Kjo është një nga dobitë e rëndësishme dhe shërbesës ndikuese të Fjalës së Perëndisë në jetën tonë. Kur dëgjoni Fjalën e Perëndisë, shikoni për vizionet që sjell për ju, vizione frymërore, dhe zbulesat që ajo përcjell; pranoni ato, dhe ato do t’ju ndihmojnë.

Vizionet frymërore nga Perëndia vijnë në frymën tuaj, kur ju dëgjoni ose studioni Fjalën. Kjo është arsyeja që një njeri mund të shoh veten të shëruar, pasi që Fjala e Perëndisë vjen në frymën e tij për shërim . Dhe kur ai vepron në bazë të atij vizioni të prodhuar në frymën e tij me anë të fjalës, ai do të ngrihet nga një karrige lëvizëse apo nga shtrati i tij, apo se cfarë mund të jetë rasti i tij, dhe do të filloj ti bëj gjërat të cilat nuk ka mundur ti bëjë përpara se të dëgjonte Fjalën.

Ne shohim të tilla gjëra gjatë gjithë kohës në takimet tona. Shumë nga ata që bartëshin nga të tjerët për në auditorium, të sëmurë dhe të paaftë për të ecur, papritmas fillojnë të vrapojnë dhe kërcejnë. Shumë prej tyre, në dëshminë e tyre thonë: “Unë vetëm e pash veten time duke ecur dhe vrapuar, gjersa po dëgjoja Fjalën, kështu që veprova në përputhje me të.”

Kur Fjala ju sjell vizionet, mbani pamjen dhe veproni në përputhje me të. Kjo është një nga arsyet që ju duhet të zhysni veten në Fjalën. T’i jepni veten plotësisht Fjalës se Perëndisë. Zbulesat, manifestimet e dhuratave të Frymës, dhe disa bekime të tjera aktivizohen në jetën tuaj gjersa ju dëgjoni dhe i kushtoni vëmendje Fjalës.

Lutje

I dashur At, të falënderoj për vizionet e Frymës që vijnë në mua me anë të Fjalës tënde. Faleminderit për manifestimet e dhuratave dhe bekimet e Frymës të cilat aktivizohen në mua edhe tani, nëpërmjet shërbesës dhe fuqisë se Fjalës tënde në zemrën time, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Veprat e Apostujve 2:17; Veprat e Apostujve 14:9-10
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 8:9-40 & 2 Kronikave 33-34
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: 2 Korintasve 6:1-10 & Isaia 5-6

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento