Edukimi & Arsimimi

Dorëzojuni Fjalës

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Dhe tani, o vëllezër, unë po ju lë te Perëndia dhe te fjala e hirit të tij, që është në gjendje t’ju ndërtojë dhe t’ju japë trashëgimin në mes të gjithë të shenjtëruarve.

Veprat e Apostujve 20:32

Apostulli Pal nuk mund të mendonte për një mënyrë më të mirë për ti bekuar vëllezërit në Efes se sa ti dorëzonte ata të Fjala e Perëndisë. Si të krishterë, ne kemi lindur nga Fjala (1 Pjetrit 2:3); Fjala na rilindi; Prandaj, jeta jonë mund të ndërtohet dhe të jet e qëndrueshme vetëm më anë të Fjalës. Nga momenti që e keni bërë Jezusin Zot të jetës tuaj, procesi i ndërtimit ka filluar; Fjala ju ndërton frymërisht, mendërisht, fizikisht, financiarisht, dhe në të gjitha fushat e jetës.

Për më tepër, Fjala është në gjendje t’ju “jap” trashëgimin në mes të gjithë atyre që janë shenjtëruar. Ky mendim është mjaft interesant. Fryma e Perëndisë, nëpërmjet Apostullit Pal, ia shkroi këtë Kishës. Pse Ai do duhej t’ua thoshte këtë të krishterëve të cilët tashmë kishin një trashëgimi në Krishtin Jezus? Së pari, kuptoni se Ai nuk ishte duke folur për hyrjen në trashëgimi; por, ishte duke folur për trashëgimin e dorëzuar në duart tuaja.

Për shembull, ju mund të jeni pronari i ligjshëm i një trashëgimie, por se prona që ju takon, të mos jeni në gjendje të futeni në të, ndoshta për shkak të konfliktit më individ që pretendojnë pronësinë mbi të njëjtën pronë. Në të njëjtën mënyrë, edhe pse të gjitha gjërat janë tuajat ligjërisht në Krishtin Jezus, ka mbajtës rebel të autoritetit-Satanik dhe ushtrisë së tijtë cilët shpesh përpiqen për të zhvendosur njerëzit e Perëndisë për të gëzuar trashëgiminë e tyre. Fjala e Perëndisë është në gjendje të çliroj trashëgiminë tuaj në duart tuaja, për ta gëzuar, pavarësisht nga aktivitetet e kundërshtarit.

Nëse do meditoni vazhdimisht mbi Fjalën, jo vetëm që do ndërtoheni për sukses, përsosmëri dhe jetë fitimtare, por gjithashtu Fjala do të japë në duart tuaja atë që është e drejtë e juaja në Krishtin. Pra, shtoni oreksin tuaj për Fjalën. Bombardoni mendjen tuaj me shkrime deri sa të jeni të përmbytur plotësisht, dhe të jeni në gjëndje të mendoni vetem nga perspektiva e Fjalës.

Lutje

I Dashur At, me besim, butësi, dhe gëzim, unë marrë Fjalën tënde të shartuar, e cila është në gjendje për t’më ndërtuar dhe të dorëzojë tek unë atë që më përket në Krishtin. Fjala jote jep fryt në mua sot, duke prodhuar në mua atë që flet, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Jakobi 1:21; 1 Timoteut 4:15-16
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: 2 Korintasve 11:16-33 Predikuesi 1-2
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Luka 22:35-43 1 Samuelit 31

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento