Besimi

Shikimi i Hapur

Written by Korab Zhuja

Po të dërgoj tani që t’u çelësh sytë atyre… që të marrin… faljen e mëkateve…

Veprat 26:17-18

Ky varg është shembulli më i madh i thelbit të vërtetë të mesazhit të dishepujve të Jezu Krishtit në gjithë Dhjatën e Re.

Vepra e parë sovrane e hirit të Perëndisë pëmblidhet me fjalët, “…që të mund të marrin faljen e mëkateve…” Kur dikush dështon në jetën personale si i krishterë, zakonisht kjo ndodh ngaqë, në fakt, nuk ka marrë kurrë asgjë. E vetmja shenjë që një njeri është i shpëtuar është se ka marrë diçka nga Jezu Krishti. Detyra jonë si punëtorë të Perëndisë është t’ua hapim njerëzve sytë në mënyrë që të mund të kthehen nga errësira në dritë. Por ky nuk është shpëtim; është kthimi në besim – vetëm përpjekja e një qenieje njerëzore të zgjuar nga gjumi. Nuk mendoj se është një deklarim tepër i gjerë të them se shumica e të ashtuquajturve të krishterë janë të tillë. I kanë sytë të hapur, por nuk kanë marrë asgjë. Kthimi nuk është e njëjta gjë me ripërtëritjen. Ky është një fakt i lënë mënjanë në predikimet tona sot. Kur dikush lind sërish, ai e di se kjo gjë ndodhi ngaqë ka marrë diçka si dhuratë nga Perëndia i Plotfuqishëm dhe jo nga vendimi i tij personal. Njerëzit mund të bëjnë betime dhe premtime, dhe mund të vendosin që të ndjekin Jezusin, por asnjë prej këtyre gjërave nuk është shpëtim. Shpëtimi do të thotë që jemi sjellë në vendin ku jemi në gjendje që të marrim diçka nga Perëndia me autoritetin e Jezu Krishtit, pra, faljen e mëkateve.

Kjo ndiqet nga vepra e dytë e fuqishme e hirit të Perëndisë: “…një trashëgim mes të shenjtëruarve…” Te shenjtërimi, njeriu i rilindur, me vullnet të plotë, heq dorë nga e drejta e vetvetes dhe ia dorëzon të drejtën Jezu Krishtit, dhe e identifikon veten plotësisht me shërbesën e Perëndisë ndaj të tjerëve.

Huazuar nga: My Utmost for His Highest – Oswald Chambers

About the author

Korab Zhuja

Leave a Comment