Biznesi

Plani 10 – hapësh

Written by Kumrije Aliaj

Planifikimet jo gjithmonë funksionojnë, por një proces i thjeshtë si ky mund të shfaqë rezultat.

Ndoshta nuk e keni të vështirë t’a kuptoni kur thuhet se shumica e planifikimeve zakonisht nuk funksiononjë kur mungon një proces. Janë shumë përvoja personale që e kanë bërë të qartë që në momentet kur vihen dyshimet në një plan kjo mund të jetë një kurth që nuk lejon arritjen e planeve duke mos lejuar zhvillimin e procesit të arritjes. Një shembull i thjeshtë mund të jenë edhe rezolutat e Vitit të Ri, ku për shumë persona nuk realizohen gjatë vitit.

Pra, çfarë mund të bëni për të siguruar që ju jeni në numrin e vogël të personave që në të vërtetë kanë sukses në arritjen e qëllimeve të tyre gjatë një viti? Sir Richard Branson, një njeri i cili në mënyrë të qartë di shumë në lidhje me arritjen e gjërave të jashtëzakonshme, ka disa ide, të cilat ai i shkruan në kohët e fundit në Virgin.com blogun e tij.

Parimi themelor pas këshillës së tij është gjëja më e thjeshtë – të shkruhen planet – por si ai elaboron në këtë post, për të shëndërruar një ëndërr ditore në realitet kërkon më shumë se vetë shënimi i idesë në një letër. Për këtë arsye Sir Richard Bronson e ofron një proces hap-pas-hapi për të arritur qëllimet tuaja për të cilën ai personalisht e ndjekë në jetën profesionale.

  1. Shkruani çdo ide që keni. Asnjë ide nuk është shumë e vogël, dhe asnjë ide nuk është shumë e madhe.

  2. Gjithmonë mbani një fletore ku ju shkruani idetë tuaja, edhe pse mbajtja e këtyre shënimeve në telefon mund të duket praktike, një cope letër është shumë më e paharrueshme.

  3. Gjeni një metodë të shënimeve që punon për ju. Vizatime, bullet-points, listat apo cilado formë që ju mundëson të organizoni shënimet më mirë. Ide e mirë mund të jetë edhe gjetja e një kombinimi të frazave të shkurtra apo edhe fotografi, të paktën këto janë disa metoda që Branson i përdorë më së shumti.

  4. Lista e përpiluar duhet të jetë e vogël dhe të përmbajë detyra të menaxhueshme dhe që mund të përfundohen mbrenda ditës. Ndarja e ditës në detyra të vogla do të ju ndihmojë të rrisni efikasitetin në arritjen e detyrave ditore.

  5. Mbani shënim edhe për çdo detyrë të përfunduar. Kjo do të ju ndihmojë që të mbani pozitivetitin përgjatë ditës.

  6. Bëni qëllimet tuaja të matshme në mënyrë që të dini nëse planet tuaja janë duke funksionuar. Nuk ka arsye për të vendosur objektiva pa e ditur nëse jeni duke i adresuar ato.

  7. Vendosni qëllime edhe afatgjate. Planet tuaja nuk duhet që patjetër të jenë afat-shkurta. Çka doni të arrini në pesë vitet e ardhshme? Po pesëdhjetë?

  8. Në listen e qëllimeve tuaja shtoni edhe caqe personale, jo vetëm ato të biznesit. Nuk ka ndarje reale mes punës dhe jetës personale, ato qëndrojnë të lidhura. Njejtë qëndron edhe tek listat.

  9. Ndani qëllimet tuaja me të tjerët. Ata mund të ju ndihmojnë duke ju motivuar apo edhe të ju mbajnë në llogari për qëllimet tuaja. Por mos harroni, se në fund, planet janë vetë tuajat.

  10. Është e rëndësishme të festoni sukseset tuaja, por edhe të vazhdoni të përpiloni listen e ardhshme. Pjesa më e rëndësishme e kësaj metode është që cikli nuk duhet të ndalet, dhe qëllimet e ardhshme duhet të kalojnë përgjatë procesit të njejtë. Branson tregon se ka kuti të mbushura me shënime të vjetra, ku pjesë të madhe bëjnë pjesë lista të qëllimeve dhe kjo nuk e ndalon që të vazhdojë me procesin e njejtë

Nëse ju jeni një lexues i rregullt i këshillave produktivitetit, asgjë në këtë listë nuk do të ju duket si diçka që nuk e keni lexuar akoma. Shumë ekspertë këshillojnë që të ndani kohën në etapa për të adresuar qëllimet tuaja, ndërsa ka ndarje mes opinioneve nëse është me e mirë të krijoni ‘to-do-list’ apo listë të punëve të kryera. Çka e dallon Branson në këtë mendim është se ai bën fuzionimin e këtyre dy metodave dhe e praktikon vetë, gjë që tregon se ky sistem pune funksionon. Nëse një person tejet i suksesshëm si Branson tregon se ky sistem funksionon, atëherë meriton respektin dhe është e vlefshme për ta marrë në konsideratë, apo jo?

About the author

Kumrije Aliaj

Leave a Comment