Biznesi

50 Këshilla të Rëndësishme

Written by Kumrije Aliaj

Jeta është e komplikuar. Ajo s’është e lehtë, e butë, e as vazhdimisht e kuptueshme. Megjithatë, sado frustruese që të jetë, ajo është edhe e mrekullueshme. Bota ka mundësi të pafundme për të gjithë, edhe kur ne na duket sikur s’ka më shpresë. Asnjë person nuk i ka të gjitha përgjigjet për të jetuar një jetë të lumtur, por secili individ ka diçka që mund të ndajë me të tjerët. Të rinj apo pleq, çdo person ka mësuar diçka në jetën e vetë cilen ai ose ajo mund ta ofrojë si këshillë për të tjerët. Disa këshilla janë të reja, kurse të tjerat janë veçse një rikujtim i atyre që ne i kemi harruar apo shtyrë mënjanë. Ne kemi përpiluar një listë me 50 mësimet më të rëndësishme të jetës. Pavarësisht nëse është diçka e re apo një kujtim i mësimeve të së kaluarës, ne shpresojmë që ju të mund të mësoni diçka nga kjo listë.

1. Martohu me mikun/mikeshen tënd/e më të mirë: Nëse personi me të cilin/cilën ju ndiheni më së shumti rehat nuk është bashkëshorti/ja yt/e, atëherë bëjini ata! (Duke supozuar që ky person nuk është anëtar i familjes tënde).

2. Mos ndalo së mësuari: Nëse ju filloni të lundroni nëpër jetë, do të humbni. Gjithmonë zgjeroni intelektin tuaj.

3. Fal sa më shumë që është e mundur. Nuk arrihet gjë me armiqësi.

4. Bëj diçka që nuk është për të holla (përfitime materiale).

5. Koha kalon shumë më shpejt se sa ti mendon. Ky efekt përshpejtohet me moshë.

6. Disa gjëra nuk mund të mësohen; ato vetëm mund të përjetohen.

7. Pasuria është relativisht e parëndësishme.

8. Mos e gënje veten.

9. E kaluara është diçka nga e cila mëson. E jo një gjë në të cilen duhet jetuar.

10. Pasuria matet me lumturinë tënde dhe jo me deklaratë financiare.

11. Bëj diçka për veten në çdo gjë që bën; mos jeto për të tjerët.

12. Mëso t’i pranosh kritikat.

13. Vlerëso personat në jetën tënde.

14. Ji i lumtur për lumturinë e të tjerëve

15. Përqafo dobësitë tua.

16. Sfidoje veten nga pak çdo ditë.

17. Cilësia e mund sasinë.

18. Mos krijo shumë varësi tek gjërat materiale.

19. Kërko njerëz me besime dhe pikëpamje të botës të ndryshme nga tuat dhe fito njohuri nga rrëfimi i tyre.

20. Të jetosh një jetë të mire është mënyra më e mire për t’i bindur njerëzit.

21. Askush nuk i ka të gjitha përgjigjet.

22. Nuk është turp të thuash “Nuk e di”.

23. Posedimet të zotërojnë ty.

24. Dil jashtë dhe bëj ndonjë gjë në shoqërinë e njerëzve tjerë.

25. Merr kohën që të duhet, mos u ngut.

26. Ti nuk mund të kënaqësh gjithsecilin.

27. Bëj gabime – SHUMË gabime!

28. Përdor krem për mbrojtje nga dielli.

29. Ndalo së menduari aq shumë dhe vepro.

30. Vallëzo dhe këndo kurdo që është e mundur.

31. Ti nuk e di vlerën e asaj që ke në duar deri kur ajo të zhduket.

32. Gëlltit krenarinë tënde dhe kërko falje.

33. Njerzit nuk janë vetëm në të qenurit të vetmuar.

34. Dashuria nuk është “gjithçka” që iu duhet, por nëse ju nuk e keni atë në ndonjë formë, jeta juaj do të jetë shumë boshe.

35. Jeta është një milion here më e lehtë kur ti përqëndrohesh tek të mirat e njerëzve dhe jo të këqijat.

36. Bari është më i gjelbër vetëm aty ku ti e ujit.

37. Paraja nuk është qëllimi, ajo është mjeti.

38. Asnjeri nuk mund të të riparojë. Ti duhet t’i zgjidhësh vetë problemet tua ose t’u përshtatesh atyre. Të tjerët mund të të ndihmojnë, por vetëm deri në një masë të caktuar.

39. Të jesh “gjeni” ne bazë të koeficientit të inteligjencës, s’do të thotë asgjë nëse ti nuk kontribon ndonjë gjë të rëndësishme për shoqërinë.

40. Njerëzit janë burimi yt më i madh.

41. Përseritja është babai i të mësuarit.

42. Ndershmëria është politika më e mire.

43. Dëgjimi > Të folurit.

44. Vendosmëria dhe motivimi tejkalojnë çdo gjë tjetër.

45. Mbaj në mend njerëzimin tend.

46. I dediko kohë praktikimit të përulësisë.

47. Ti je personi i vetëm me fuqinë dhe aftësinë për të komanduar nivelin e lumturisë tënde. Ti dhe vetëm ti e kontrollon se sa i lumtur e lejon veten të jesh.

48. Bëj më shumë gjëra që të pëlqejnë, e më pak nga ato që s’të pëlqejnë.

49. Frymëzimi (inspirimi) është gjithçka – e asgjë nëse nuk vepron në të.

50. Ji i pranishëm këtu dhe tani. Ti je me fat. Jeta është dhuratë. Kuptoje këtë.

Burimi: Lee, B. (n.d.). 50 Important Advice and Things To Know That People Usually Aren’t Told About. Retrieved February 05, 2016, from

About the author

Kumrije Aliaj

Leave a Comment