Edukimi & Arsimimi

Të paisur për të përparuar

Publikuar nga Korab Zhuja

Por kujto Zotin, Perëndinë tënd, sepse ai të jep forcën për të fituar pasuri …

Ligji i përtërirë 8:18

Fjala “forcë” në vagrun e mësipërm në fakt do të thotë të aftësuar; qe do të thotë forcë ose aftësi. Pra, kjo mund të lexohet “, por do të kujtosh Zotin, Perëndinë tënd: Sepse është ai që të aftëson, të forcon, dhe të jep mundësinë për të fituar pasuri” Gjatë gjithë shkrimeve, mënyra se si Perëndia aftësoi dike ishte me anë të Frymës, dhe me anë të Fjalës së Tij.

Për shembull, lexojmë atë që Ai i tha Saulit në 1 Samuelit 10:6, “Atëherë Fryma e Zotit do të të ngarkojë të bësh profeci me ta, dhe do të shndërrohesh në një njeri tjetër.” Kur Fryma erdhi mbi popullin e Perëndisë në Dhiatën e Vjetër, ata u aftësuan në mënyrë të mbinatyrshme. Pastaj lexojmë te Zanafilla 12:2, Fjala e Perëndisë drejtuar Abrahamit: “Unë prej teje do të bëj një komb të madh, do të të bekoj dhe do ta bëj të madh emrin tënd, dhe ti do të jesh një bekim.” Kjo ishte aftësia për madhështi; forca dhe fuqia për të përparuar iu dha atij kur Zoti ia tha këto fjalë.

Tani, për ne si krijesa e re, Galatasve 3 përcakton një të vërtetë të thellë së ne jemi pasardhës të Abrahamit. Në vargun e njëzet e nëntë, Pali shkruan: “Dhe në qoftë se jeni të Krishtit, jeni pra pasardhja e Abrahamit dhe trashëgimtarë sipas premtimit.”

Kështu, ne si fara e Abrahamit na është dhënë aftësia e mbinatyrshme për madhështi, sukses dhe një jetë fitoresh të pafund, dhe mundësish. Asgjë nuk është e pamundur për ju, dhe me ju, sepse Fryma e Shenjtë banon në ju. Të vetëdijesuar për praninë e Tij në ju, dhe ecja në dritën e Fjalës së Tij, për ju është garancia juaj për një jetë lavdie gjithnjë në rritje.

Mësoni ti jepni veten Frymës se Shenjtë; dëgjoni zërin e tij brenda jush. Ai është më i Madhi dhe ju ka sjellë në jetën tuaj aftësinë e mbinatyrshme për të përparuar.

Rrëfimi

Fryma e Shenjtë më ka dhënë avantazhin e mbinatyrshëm në jetë. Na ka aftësuar në mënyrë hyjnore për të ecur në drejtësi, mbarësi, shëndet, sukses dhe fitore. Unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më forcon. Dhe eci në madhështi dhe tepri sot. Haleluja!

Studim Vijues

  • Kolosianeve 1:9-11; Psalmet 1:1-3
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 9 Jona 1-4
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 14:11-20 Habakuk 1-2

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento