Kisha & Besimi

Skeni asgjë për t’u frikësuar

Publikuar nga Korab Zhuja

Nëse Krishti është në ju, trupi pa tjetër është i vdekur për shkak të mëkatit, por Fryma është jetë për shkak të drejtësisë.

Romakëve 8:10

Të qenit të rilindur, s’ka asgjë për frikësuar, sepse Fryma e Shenjtë banon në ju. Ka një ndikim hyjnor të pranisë dhe fuqisë së Tij në trupin tuaj fizik që e mban atë të imunizuar ndaj sëmundjeve, lëngimëve, dhe nga dëmtimet. Edhe në rastin më të keq: nëse trupi juaj fizik është mëse i shkatërruar tashmë, i goditur dhe lënduar nga sëmundje dhe lëngime, Fryma e Shenjtë do të rigjallërojë dhe rivendos jetë përsëri në të. Kjo është ajo çfarë lexojmë në vargun tonë hyrës. Një pasqyrim më i qartë thotë, “Nëse Krishti është në ju, trupi i pa jetë e i vdekur për shkak të mëkatit, por Fryma jep jetë për shkak të drejtësisë.”

Fryma e Shenjtë e ngriti trupin e vdekur të Jezusit përsëri në jetë; i njëjti Frymë banon në ju sot. Romakëve 8:11 thotë, “Dhe në qoftë se Fryma i atij që ringjalli Krishtin prej së vdekurish banon në ju, ai që e ringjalli Krishtin prej së vdekurish do t’u japë jetë edhe trupave tuaj vdekatarë me anë të Frymës së tij që banon në ju.” Kjo nuk është diçka e ardhme; është diçka që ka ndodhur në çastin kur Fryma e Shenjtë mori banim në ju; Ai i dha jetë trupit tuaj të vdekshëm. Trupi juaj fizik në fakt nuk është i vdekshëm- vdekja -është mundur.

Prandaj, në qoftë se sot jeni duke vuajtur tmerrësisht me sëmundje dhe lëngime, veproni në Fjalën. Fuqia për t”ju shëruar nuk do të vij nga qielli sepse tani është në ju. Deklaroni, “Fryma e Shenjtë banon në mua dhe i ka dhënë jetë trupit tim fizik. E tërë qenia ime është e gjallëruar dhe e fuqizuar nga fuqia hyjnore e Atij që levizë në mua “Kjo nuk bën dallim se çfarë është rasti; nëse gjendja shëndetësore është aq e keqe sa që nuk mund të deklaroni fjalën me zë të lartë, pëshpëritni atë! Nëse kjo është shumë e rëndë që ju nuk mund as ta pëshpërisni, mendojeni atë në mendjen tuaj! Kur ju e pëshpërisni ose e mendoni atë mjaftueshëm, Fryma e Shenjtë do t’ju mbulojë ashtu siç bëri me trupin e vdekur të Jezusit, dhe do të rigjallëroj tërë qenien tuaj.

Kuptoni këtë: Fryma e Shenjtë është Perëndi, dhe Ai në të vërtetë banon në ju. Që do të thotë Shëruesi jeton në ju, e jo vetëm fuqia shëruese! Kjo zgjidh çështjen e sëmundjes dhe plagëve përgjithmonë. Prandaj, në qoftë se vdekja e ka sulmuar trupin tuaj nëpërmjet sëmundjes, lëngimit apo dobësisë, ju skeni pse frikësoheni apo shqetësoheni në lidhje me atë; besojini Shëruesit në ju që të kujdeset për atë. Ai do tu kthejë sërish në jetë! Lavdi Perëndisë!

Lutje

I dashur At, faleminderit për prekjen Hyjnore të Frymës sate, shëruese në trupin tim fizik. Unë refuzoj të kem frikë sepse prezenca jote në paralizën time shkatërron, eliminon dhe zhduk cdo formë të sëmundjes. Prandaj, që nga kurora e kokës sime e deri tek këmbët e mija jam i plotë, i shëndoshë dhe i mrekullueshëm në emrin e Jezusit, Amen.

Studim Vijues

  • 3 Gjoni 1:2; Romaket 8:11
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 21; Malachi 1-2
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 22:1-10; Malachi 1-2

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento