Kisha & Besimi

Shikoni për gjëra të mira

Publikuar nga Korab Zhuja

Mua fati më ka rënë në vende të këndshme; po, një trashëgimi e bukur më ka rënë.

Psalmi 16:6

Të Jeremia 29:11 GNB, Zoti tha diçka shumë të mrekullueshme; ku lexojmë, “unë i njoh mendimet që kam për ju, plane për të ju sjellë përparim dhe jo fatkeqësi, plane për t;ju sjellë të ardhme për të cilen shpresoni.” Sa ngushëlluese dhe ngritëse është kjo! Gjersa shikoni për vitin e ardhshëm, jini optimist, plot besim dhe pritje, sepse Ai e ka bërë jetën tuaj të lavdishme dhe e ardhmja juaj është e ndritshme.

Nuk duhet të shqetësoheni apo të frikësoheni për vitin në vijim. Perëndia e ka parë tashmë vitin përpara jush; Për Të, tashmë është në të kaluarën. Ai i ka bërë të gjitha që duhet të bërë për ju qe të keni fitore të jashtëzakonshme dhe suksese në vitin 2017. E ka persosur tashmë çdo gjë për ju; e gjitha që ju duhet është që të qëndroni në Fjalën e Tij; ndiqni udhëzimet, drejtimin dhe udhëheqjen nga Fryma në lidhje me vitin qe po vjen. Sigurohuni për të marrë pjesë në shërbesën tonë me 31 Dhjetor online, ose nëpërmjet rrjetit Satelitor për të marr nga fjala, që me siguri Perëndia do t’ju pozicionoj për bekime të jashtëzakonshme, dhe ngadhnimtar gjatë 2017.

Perëndia tashmë ka paracaktuar dhe përgatitur jetën e mirë për ju për ta jetuar. Refuzoni të lëvizeni nga sfidat dhe nga preokupimet e momentit! Jezusi tha: “… mos u shqetësoni për jetën tuaj, për atë që do të hani ose do të pini, as për trupin tuaj se çfarë do të vishni ….” (Mateu 6: 25-26). Perëndia nuk do që ju të jeni të shqetësuar për të ardhmen. Ai dëshiron përkundrazi të “mos shqetësoheni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim“ (Filipianëve 4:6).

Mbani fokusin tuaj në Fjalën. Ndiqni Zotin në Fjalën, dhe përmes Fjalës me gjithë zemër. Fjala e Perëndisë është e besueshme dhe e garantuar për të prodhuar rezultate. Kur ju besoni në Zotin dhe në Fjalën e Tij të përjetshme, nuk ka rëndësi nxehtësia ose vështirësit qe të tjerët mund ti përjetojnë, rruga juaj do të jetë në fitore të vazhdueshme, progres, paqe, shëndet dhe gëzim. Gjëra të mira do të vazhdojnë të ndodhin për ju, me ju, dhe nëpërmjet jush.

Lutje

At i dashur, besimi im është në ty për një vit të jashtëzakonshëm 2017, të mbushur me bekime, dëshmi, dhe mrekulli. Ngazëllohem që e ke bërë jetën time të lavdishme, dhe e ardhmja ime është e ndritshme; ti ke përsosur gjithçka që ka të bëjë me mua dhe më ke dhënë gjithçka që nevojitët për të jetuar një jetë të suksesshme. Të falenderoj qe më drejton në rrugën e drejtësisë tënde, urtësisë dhe lavdisë, në Emrin e Jezusit, Amen

Studim Vijues

  • Efesianve 2:10; Psalmet 16:6
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 22; Malachi 3-4
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 22:11-21; Malachi 3-4

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento