Edukimi & Arsimimi

Shikoni në Fjalë për të parë se kush jeni

Publikuar nga Korab Zhuja

Me vullnetin e tij Ai na ngjizi me fjalën e së vërtetës, që ne duhet të jetë një lloj i prodhimit të parë i krijesave të tij.

Jakobi 1:18

Ne jemi ajka e krijimit të Perëndisë; e para dhe më e mira e të gjithave që Ai bëri. Ne jemi manifestim i lavdisë së tij; ëndrrës se tij. Haleluja! Ju mund të shikoni në veten tuaj me habi “a është e mundur të jem unë ky që jam?” Ndersa jeni duke ecur në rrugën tuaj duket së ska dritë të mjaftueshme. Mund të jeni me fatura të papaguara; diagnoza e fundit që keni marrë nga mjekët nuk ishte mjaft inkurajuese. Ndoshta me probleme në shtëpi dhe në punë. Dhe pyetja qe mund keni ndoshta është “Sa jam unë manifestim i lavdisë së Perëndisë?”.

Së pari, Fjala e Perëndisë është e vërtetë, pavarësisht përvojës tuaj. Atë që Perëndia do është shikoni në Fjalën e Tij gjithmonë, dhe jo në veten tuaj apo përvojat tuaja. Meditoni në Fjalën, jo në veten tuaj! Meditoni mbi atë që thotë Perëndia për ju: ju jeni vula e qenies së Tij, dhe shkëlqimi ose ose shfaqja e lavdisë së tij; ju jeni trofet e Tij! Meditoni për këto, dhe gjersa e bëni, ju do bëheni çfarë Fjala thotë.

2 Korintasve 3:18 thotë, “Dhe ne të gjithë, duke soditur fytyrëzbuluar lavdinë e Zotit si në pasqyrë, transformohemi në të njëjtën shëmbëllim nga lavdia në lavdi, posi prej Frymës së Zotit.” Ndërsa meditoni mbi Fjalën, do bëheni ata çfarë Perëndia thotë se jeni. Shumë njerëz mendohen thellë mbi veten e tyre dhe problemet e tyre, në vend që të mendojnë mbi Fjalën. Dhe ecin në jetë me ndjenja shkurajuese, për shkak të asaj që ata kanë kaluar, apo për atë që dikush ua bëri ose tha për ta. Është koha për të zhvendosur fokusin; Ktheni shikimin vetëm në Fjalën.

Nëse doni të shikoni trupin tuaj, ju nuk do të shikoni hijen tuaj për të ditur si dukeni, apo jo? Por në vend të kesaj do shifeni në pasqyrë. Po ashtu, e vetmja mënyrë ku ju mund të dini se çfarë jeni në të vërtetë (fryma juaj) si dukeni, dhe fuqia dhe lavdia është të shikoni në pasqyrën e Perëndisë. Fjala e Perëndisë tregon se kush jeni, çfarë ju duhet, aftësitë tuaja, dhe potencialet e pafundme në Krishtin; kështu që shikoni në Fjalën për të ditur se kush jeni.

Lutje

Ati dashur të falënderoj për Fjalën tënde, e cila transformon jetën time dhe më transferon nga lavdia në lavdi. Refuzoj të shikoj në hije, por realitetet në Fjalën e Perëndisë, dhe kështu të pozicionohem për jetën e jashtzakonshme te drejtësisë dhe lavdisë se përhershme, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Jakobi 1:22-25; Jona 2:8
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 11; Mikea 4-5
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 16:1-10 Sofonia 1-2

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento