Kisha & Besimi

“Në të gjitha gjërat…”

Publikuar nga Korab Zhuja

Kush do të na ndajë nga dashuria e Krishtit? Pikëllimi, a ngushtica, a përndjekja, a uria, a të zhveshurit, a rreziku, a shpata? Siç është shkruar: Për ty po vritemi gjithë ditën; u numëruam si dele për therje. Por në të gjitha këto gjëra ne jemi më shumë se fitimtarë për hir të atij që na deshi.

Romakëve 8:35-37

Rruga juaj për sukses mund të ketë sprova dhe sfida, nga inflacioni ekonomik, çështjet e shëndetit, papunësisë, etj. Lajm i mirë megjithatë është se skanë rëndësi mesfidat më të cilat përballeni apo situata në vendin tuaj; Fjala thotë, në të gjitha këto gjëra ne jemi më shumë se fitimtarë nëpërmjet Krishtin. Kjo duhet t’ju jap ngushëllim, paqe dhe gëzim.

Duke ditur së ne do të ballafaqohemi me sfida në këtë botë, Zoti Jezus na siguroi fitoren kur tha tek Gjoni 16:33, “Jua kam thënë këto gjëra, që ta keni paqen në mua; në botë do të keni mundime, por merrni zemër, unë e munda botën.” Situatat shqetësuese vijnë nga armiku-djalli-por Perëndia tashmë ju ka bërë Fitimtar.” Ju jeni prej Perëndisë, o djem të rinj, dhe i keni mundur ata, sepse ai që është në ju është më i madh se ai që është në botë” (1 Gjonit 4:4). Ju jeni ngritur lart dhe mbi shthurjet dhe ndikimet korruptive të kësaj bote.

Rishikoni vargun tonë hyrës përsëri; thuhet qartë se as pikëllimi, apo ngushtica, as përndjekja, apo uria, as të zhveshurit as rreziku, as shpata nuk mund të na ndajnë nga dashuria e Perëndisë, sepse në të gjitha këto gjëra ne jemi më shumë se fitimtarë. Tani, në qoftë se kjo do të thotë se pavarësishtë se me çka përballeni në këtë botë, ju do fitoni, që do ishte e mrekullueshme, por është shumë më tepër se kaq. Do të thotë se ju e keni kaluar fitoren, sepse keni fituar shumë kohë më parë-në Krishtin! Tani jeni duke jetuar në fitoren e Krishtit! Kjo do të thotë nuk ka më asgjë më të cilen duhet luftoni apo ta mundni, sepse ju tashmë keni fituar.

Mos lejoni rrethanat e jetës apo situatën ekonomike qe është në vendin tuaj qe t’ju bëjnë viktimë. Ju keni lindur në jetën fitimtare kur keni rilindur. Prandaj, thoni ashtu si apostulli Pal, “Asnjë nga këto gjëra nuk më lëvizë dot…”

Lutje

Atë i dashur, të falënderoj për jetën fitimtare që kam në Krishtin! Më i madhi jeton në mua, prandaj, unë jetoj fitimtar mbi rrethanat, në përmbushje të plotë, gëzim, lavdi dhe sundim! Mbretëroj dhe sundoj më anë të Fjalës tënde, pavarësisht nga ajo që ndjej, shoh, apo dëgjoj, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Jakobi 1:2-3; Psalmets 126:1-2
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Galatasve 6:1-18 Isaia 9-10
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Luka 24:13-27 2 Samuelit 17-18

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento