Kisha & Besimi

Kaloni kohën tuaj në gjëra Frymërore

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Kujdesuni, pra, që të ecni me kujdes dhe jo si të marrët, por si të mençurit, duke e shfyrtësuar kohën, sepse ditët janë të mbrapshta.

Efesianëve 5:15-16

Koha është një pasuri, në të cilen duhet të mësoni së investuari me mençuri. Shfrytëzoni kohën tuaj me mençuri do të thotë të investoni në gjërat frymore. Moisiu e kishte këtë në mendjen e tij, kur ai iu lut Zotit duke thënë “Na mëso, pra, të numërojmë ditët tona për të pasur një zemër të urtë” (Psalmi 90:12). Çdo ditë qe e jetoni, është një mundësi për të bërë kaq shumë, por pyetja është : Sa mirë e planifikoni ditën tuaj? Kur zgjoheni në mëngjes, jo vetem të rregulloni shtratin dhe të filloni ditën tuaj verbërisht. Kaloni kohë cilësore së pari në miqësi me Frymën e Shenjtë në lutje dhe në Fjalën. Kërkoni Atij që t’ju drejtoj gjersa planifikoni aktivitetet tuaja ditore dhe prioritetët tuaja të përditshme. Kërkoni Atij që t’ju ndihmojë ta kurseni kohën, dhe do të zbuloni se sa jeni në gjendje për të bërë për Mbretërinë në baza ditore. Pastaj, do të jeni më të frytshëm, produktive, dhe në rritje.

Mos harroni se jeta nuk ka kohë shtesë, prandaj bëni qe çdo ditë të llogaritet duke bërë vetëm ato gjëra që do pëparojnë mbretërinë e Perëndisë, dhe për të përmirësuar jetën tuaj. Nuk duhet të jeni si ata të cilët kanë dëshiruar për një kohë të gjatë për të lexuar të gjithë Biblën në një vit, por nuk kanë qenë në gjendje për të arritur këtë. “Ata zakonisht thonë: unë nuk kam kohë të mjaftueshme,“ duke u përpjekur për të pastruar veten e tyre, por ky nuk është një justifikim i mjaftueshëm. Koha është një vlerë qe rregullohet; ka vetëm njëzet e katër orë në ditë; kështu që ne duhet ti përcaktojmë prioritetët.

ëse keni qenë duke dëshiruar të studjoni më tepër Fjalën e Perëndisë, e vërteta është se ju mund të mos e bëni atë kurr. Çfarë ju duhet është të ndani kohë për të studiuar Fjalën, dhe të planifikoni kohën tuaj të lutjes gjithashtu, pasi qe tërë e ardhmja juaj varet nga kjo. Fjalët e Urta 1:32 thotë, “Sepse përdalja e njerëzve të thjeshtë i vret…“ të thjeshtët janë ata që injorojnë të vërtetën; ata injorojnë zbulesat dhe kurrë nuk i marrin gjërat frymore seriozisht. Ata e dinë se është e rëndësishme për t’u lutur, por janë shumë të zënë për ta bërë këtë. Zoti i quan ata të thjeshtë, dhe Ai thotë se qëndrimi i tyre i vetëkënaqësisë i bënë ata viktima në jetë.

Mos u bëni si i thjeshti, i cili më parë do të bëjë gjëra të tjera, se sa të shpenzojnë kohë në gjëratë frymore. Zgjidhni gjithmonë të jeni vigjilent frymërishtë që kur “dita e mbrapshtë” të vij, t’ju gjejë të përgatitur mirë dhe do të dini si të veproni.

Lutje

Atë i dashur, të falënderoj që e drejton jetën time më frymën tënde, dhe urtësinë qe më jep çdo ditë. Unë i dorëzohem Zotërimit të Fjalës tënde. Për këtë, hapat e mia janë të drejtuar në fitore, sukses, dhe përsosmëri, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Psalmet 33:10; Psalmet 90:12
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Efesianve 4:17-5:1-2; Isaia 25-26
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Gjoni 1:35-42 1 Mbretërve 3


Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento