Kisha & Besimi

Ka shpresë për ju

Publikuar nga Korab Zhuja

Sepse të gjitha gjërat që u shkruan në të kaluarën u shkruan për mësimin tonë, që me anë të këmbënguljes dhe të ngushëllimit të Shkrimeve, të kemi shpresë.

Romakëve 15:4

Psalmi 30:5 thotë, “…Të qarat mund të vazhdojnë një natë, por në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” Dhimbja për një sfidë është për një moment; prandaj mos flisni për të, por i flisni asaj; Deklaroni fitoren tuaj. Shumë duan t’ua bëjnë me dije të tjerëve se çfarë janë duke kaluar në jetë. Ju nuk keni nevojë të jepni lajm për problemet tuaja. Lajmëroni shpëtimin tuaj; lajmëroni triumfet dhe sukseset tuaja.

Mësoni të shikoni në drejtimin e duhur. Shikoni në shpresën e lume. Shpresa e lume është Zoti Jezu Krisht. Ai nuk është më një i huaj për ju. Ai është Zoti dhe Shpëtimtar juaj! Pra, mbahuni në të shpresën tuaj, sepse Ai është spiranca e shpirtit tuaj. Lejoni Atë që ti ndryshojë mendimet tuaja, sepse me anë të shpresës, besimi juaj zhvillohet; besimi juaj ngritet, sepse kur ju shpresoni për diçka është të besoni për atë. Së pari ju duhet të keni një pamje; dhe pastaj është pritja më besim për atë gjë.

Bibla thotë se shpresa e të drejtëve nuk do të shkatëohet (Fjalët e Urta 23:18). Pritja juaj është unike për Perëndinë. Pra, gjithmonë, të jini më shpresë dhe të ngazëllyer për një lavdi më të madhe. Nëse keni vështirësi në ndonjë sferë – ndoshta në punë, në financat tuaja, në familje, shëndet, etj- ky nuk është fundi për ju, sepse ka shpresë. Krishti në ju është shpresë lavdie. Ka lavdi për ju në atë situatë. Prandaj, jini pozitiv për jetën, dhe ecni me një mendje të shenjtëruar. Shihni gjithmonë përmes Fjalës dhe prehuni në euforinë e shpresës tuaj në Zotin.

Lutje

Atë i dashur Qiellor, të falënderoj për shpresën e lume që kam në Krishtin. Hiri yt është i mjaftueshëm për mua në të gjitha gjërat, dhe unë shoh nëpërmjet Fjalës tënde dhe funksionojë me mendjen –e të drejtit. Faleminderit që më ke bërë shfaqjen e drejtësisë tënde, dhe shkëlqimin e lavdisë sate, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Romakëve 15:13; Fjalët e Urta 24:14; Jeremia 29:11
  • Plani një vjeqar për studimin e Biblës: Romaket 2:1-29; Psalmet 38-41
  • Plani dy vjeqar për studimin e Biblës: Luka 11:27-36 Gjyqtaret 1

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento