Edukimi & Arsimimi

Fuqia e adhurimit të vërtetë

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Dhe atje do të takohem me bijtë e Izraelit; dhe çadra do të shenjtërohet nga lavdia ime.

Eksodi 29:43

Në adhurim, Perëndia na flet. Ndersa i sherbeni Atij, Ai i shërben frymes tuaj. Qielli nuk është asnjëherë i heshtur ndaj adhuruesit. Kur keni nevojë për drejtim, këshillë ose ndërhyrje të mbinatyrshme, adhuroni Zotin. Në Veprat 13: 1-2, Bibla thotë: “… ndërsa po kryenin shërbesën e Zotit dhe po agjëronin, Fryma e Shenjtë tha …” duke na bërë të ditur se fuqia e Frymës së Perëndisë manifestohet në një atmosferë adhurimi të vërtetë.

Adhurimi i vërtetë nuk është rast interpretimi i melodive të preferuara krishtere; por është ngritja e zemrës dhe duarve tuaja drejt Zotit, në nderim të madhështise së Tij. Kjo përfshin rrëfimin e Emrit Tij bazuar në atë që Ai është, ashtu siç na e zbulon Fjala personalitetin e Tij.

Zoti Jezus, te Gjoni 4:23, e përshkruan adhurimin e vërtetë si adhurim që bëhet në frymë dhe në të vërtetën; që do të thotë ta adhuroni Atin nga fryma juaj, dhe sipas Fjalës së Tij. Për shembull, Fjala e Tij thotë: “Le të arrijë ngritja e duarve të mia si flijimi i mbrëmjes” (Psalmi 141: 2); kjo do të thotë një nga mënyrat efektive të adhurimit është ti ngrini duart drejt Zotit. Ka diçka thellësisht frymërore dhe të fuqishme në ngitjen e duarve drejt Zotit në adhurim; ju i ofroni Atij një flijim me erë të këndshme.

Kur këndoni dhe bekoni Emrin e Tij, ngrini duart në drejtim të Tij, dhe përqëndroheni në Të. Shumë shpejt, do të rrëmbeheni në ngrohtësinë e dashurisë dhe lavdisë së pranisë së Tij hyjnore. Bëjeni këtë shpesh; jo vetëm kur veni në kishë, por në dhomën tuaj, makinë, zyrë- kurdo dhe kudo!

Sillni nder mend atë se çfarë u tha Zoti bijve te Izraelit në vargun hyrës; duke ju referuar vendit të adhurimit. Ja mu aty ju takon Ai dhe i hap sytë tuaj për të parë në frymë dhe ju ndihmon të merrni prekjen hyjnore që ju nevojitet për të kaluar në një nivel tjetër lavdie. Aleluja.

Lutje

I dashur At, i ngre duart e mia të shenjta drejt Teje madje edhe tani, në dashuri, vlerësim dhe adhurim! Ti e ke bërë jetën time të lavdishme; dhe rrugën time te drejte; e ke bërë destinacionin tim një prej fitoreve më të mëdha dhe të pafundme; për këto, unë bekoj Emrin tënd të shenjtë dhe lartësoj madhështinë Tende. Të falenderoj për praninë dhe lavdinë tënde në jetën time, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • 1 Timoteu 2:8; Gjoni 4:23-24; Filipianeve 3:3
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 3:7-22 Osea 7-10
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 11:11-19 Jona 3-4


Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento