Edukimi & Arsimimi

Fitore në Fjalën

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Ai që beson në Birin ka jetë të përjetshme…

Gjoni 3:36

Plani i Perëndisë për jetën tonë është që ne të rritemi dhe të bëjmë përparim nga lavdia në lavdi; por jo shumë të krishterë e kanë pranuar këtë si një realitet, i cili ose mund t’i atribuohet përvojave të tyre jo-aq-të mira ose janë mësuar në mënyrë të gabuar.

Kur ju gjeni njerëz në të cilet ‘Fjala e Perëndisë nuk është reale, ata mendojnë se të gjithë të tjerët përjetojn të njëjtën gjë. Por nuk është kështu. Përvoja juaj e mirë apo e keqe, nuk e mohon apo anulon të vërtetën dhe fuqinë e Fjalës së Perëndisë. Përshembull kur dikush proklamon dekurajim,” ky është një pohim traumatik; është disfatist, për shkak se një gjë e rëndësishme që Perëndia kërkon nga ne është guximi. Ai na këshillon në Shkrime që të mos dekurajohemi.

Të dekurajohesh është të vësh besimin në aftësinë tënde, dhe jo në Zotin. Kjo do të thotë se keni lejuar qe ndjenjat tuaja ti diktojnë rrethanat e ekzistencës suaj. Kur ju besoni në Fjalën e Perëndisë, nuk do të thotë se besimi juaj nuk do të testohet. Megjithatë, kjo është ajo që provon se ajo që keni besuar është e vërtetë.

Të besuarit është një proces i posedimit. Kur besoni për një gjë se ështe qeshtje e zgjidhur atëherë ajo është e kryer dhe e vendosur në frymën tuaj. Pastaj kalon nga diçka që ju besoni në atë që ju e dini; një gjë që e posedoni(e keni). Në këtë pikë ajo gjë kurrë nuk mund të merret nga ju, sepse besimtari është një “marrës”: “Kush beson …ka” (Gjoni 3:36).

Kurrë të mos dekurajoheni. Edhe në përballjen e sfidave të frikshme mbani lartë rrëfimin tuaj; qëndroni të palëkundur. Aplikoni të njëjtat parime në shëndetin tuaj, në financat, studimet, familjen, etj.

Pohim

Unë jam ai që Perëndia thotë se jam dhe unë mund të bëjë atë që Ai thotë se mund ta bëj. Jam i fortë në besim në çdo kohë, me sytë e mi të vendosur në Zotin, i cili në të vërtetë është kështjella dhe streha ime; Perëndia im, të cilit përjetësisht i besoi.

Studim Vijues

  • 2 Korintasve 2:14; 1 Korintasve 15:57; Isaia 55:10-11
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Gjoni 20:1-18 1 Kronikave 20-22
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: 1 Korintasve 15:50-58 Predikuesi 3-4

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento