Kisha & Besimi

Fara e mirë

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Mbajtja e kryqit pas Jezusit

Pastaj Jezusi thirri turmën dhe i tha: “Kush do të vijë me mua, duhet të heqë dorë nga vetja dhe nga dëshirat e tij egoiste. Ai duhet të mbajë kryqin e tij e të vij pas meje. Dhe pikërisht kush dëshiron të shpëtojë jetën e tij duhet të humbasë atë. Dhe kush e humb jetën e tij për shkakun tim dhe për shkak të shpalljes së lajmit të mirë, do ta shpëtojë. Çfarë i vlen njeriut, në qoftë se fiton të gjithë botën, por humb jetën e vet? Me çfarë mund ta riblejë atë? Njerëzit e këtij brezi fajtor, nuk duan t’ia dinë për Zotin. Kush nuk guxon të ndërhyjë për mua e për mësimin tim, as unë, Biri i njeriut, nuk do të ndërhyj për të para Gjyqit, kur të vij me madhështinë e Atit tim bashkë me engjëjt tjerë”. Mt.8:34-38

Frika dhe besimi

O Zot! Mos më ke harruar përgjithmonë? Edhe sa kohë do të fshihesh? Edhe për sa kohë do të më mundojnë hallet; për sa kohë do më brejnë shqetësimet? Edhe për sa kohë duhet të më mundojnë armiqtë e mi? Më shiko përsëri, o Zot! Jepmë përgjigje, o Perëndia im! Bëj dritë përsëri para syve të mi, që të mos zhdukem në natën e vdekjes! Ndryshe, armiqtë e mi do të thonë: “Atë e hoqëm qafe”!, e do të ngazëllohen për rrënimin tim. Por unë mbështetem në besnikërinë tënde; ngazëllohem për ndihmën tënde. Me këngën time do të falënderoj, o Zot, sepse ti u solle me kaq mirësi ndaj meje. Ps.13.

Perëndia i ka paracaktuar të gjitha

Gjithçka që ndodh në tokë ka kohën e vet të caktuar nga Perëndia: lindja dhe vdekja, mbjellja dhe shkulja, vrasja dhe shpëtimi i jetës, shembja dhe rindërtimi, qarja dhe qeshja, vajtimi dhe kërcimi, quarja e dashurisë dhe mosquajra e dashurisë, puthja dhe mosputhja, gjetja dhe humbja, mbajtja dhe hedhja, grisja dhe qepja, heshtja dhe të folurit. Dashuria ka kohën e vet si dhe urrejtja, lufta dhe paqja. Pred.3:1-8.

Prejardhja e tundimeve

Secili të gëzohet kur vihet në provë dhe t’i qëndrojë asaj, sepse Perëndia do t’ia japë kurorën e fitimtarit, jetën e përjetshme që u premtoi të gjithë atyre që duan. Kur dikush bie në tundim, të mos thotë: “Perëndia bëri që unë të bie në tundim”. Perëndia nuk mund të jetë i tunduar për të keq dhe nuk tundon asnjeri. Janë dëshirat egoiste ato që e joshin dhe e lidhin njeriun. Kur tërhiqet nga tundimi, lakmia e tij mbarset njëkohësisht dhe lind mëkati. E kur të rritet mëkati, ky e çon në vdekje. Jak.1:13-15.

Jezusi është Mesia

Këtu është fjala për lajmin që shpallim ne: për Perëndinë vlen para se gjithash besimi te Mesia. Prandaj në qoftë se ti pranon me gojë: “Jezusi është Zot”, dhe në qoftë se me gjithë shpirt beson se Perëndia e ka ringjallur nga të vdekurit, atëherë do të shpëtosh. Kush beson me gjithë shpirt në Mesinë, shpallet i pafajshëm. Rom.10:8-10.

Burimi: Letra e Gjallë (revist)

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento