Edukimi & Arsimimi

Drita e Fjalës së Tij

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Unë jam i huaj mbi dhe; mos m’i fshih urdhërimet e tua.

Psalmi 119:19

Në vargun hyrës ishte duke folur mbreti David, dhe ai ishte mjaft i urtë për të ditur se ishte një pelegrin në tokë. Përfundimi i tij shfaqi diçka të mahnitshme në lidhje me dëshirën e tij të zjarrtë gjersa ai i fliste me Perëndinë “…mos m’i fshih urdhërimet e tua.” Kjo do të thotë “mos më fshih Fjalën tënde.”

Pse ishte David kaq i apasionuar pas Fjalës se Perëndisë? Le të lexojmë Psalmin 119:105: “Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim.” Ai e kuptoi fuqinë dhe ndikimin e Fjalës së Perëndisë. E dinte se Fjala do ta ndihmojë; ajo ishte një llambë për ti bërë dritë, dhe një dritë për ndriçuar shtegun e tij. Ai e dinte se nuk ishte “blerja” e Biblës që do ti jepte dritë, apo dëgjimi apo predikimi që do ti jepte dritë, Zbulimi i fjalëve të tua ndriçon dhe u jep mendje njerëzve të thjeshtë (Psalmi 119:130). Pra, nuk është nga të dëgjuarit predikime pas predikimesh; Nëse Fjala nuk hynë në frymën tuaj, nuk do të ju jap dritë.

Toka është e mbuluar me errësirë frymore, por ju keni nevojë për dritë-dritën e Fjalës së Perëndisë- për t’ju drejtuar në rrugën tuaj dhe për të hartuar kursin tuaj fitimtar gjatë jetës. Jini të pasionuar për Fjalën. Lejoni që Fjala t’ju udhëzoj dhe drejtojë hapat tuaj! Fjala e Perëndisë është drita që ju tregon se në çfarë realiteti (të vërtetë) qendron; ajo është që zbulon të vërtetin ju. Në dritën e Fjalës së Perëndisë ju shihni gjëra të bukura që Perëndia ka depozituar në frymën tuaj. Nën dritën e Tij do të shihni se jeni më shumë se fitimtar, dhe se asgjë nuk është e pamundur për ju.

Ka kaq shumë lavdi dhe bukuri brenda jush, por ju mund të shihni këto gjëra të mira vetëm nën dritën e Fjalës së Perëndisë. Fjala e Perëndisë është drita e vërtetë. Ndërsa studioni dhe meditoni rreth saj, rruga juaj në jetë do të jetë e vërshuar me dritë, dhe ju do vazhdoni të rriteni nga lavdia në lavdi.

Lutje

Atë i dashur, të falënderoj për lavdinë e Fjalës tënde. Fjala jote është llambë në këmbën time dhe dritë që ndriçon rrugën time; kështu, unë shoh dhe kap nivelet më të mëdha të lavdisë që ti ke caktuar për mua, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Romakëve 12:2; Gjoni 8:12
  • Plani një vjeqar për studimin e Biblës: Romaket 5:1-11; Psalmet 49-51
  • Plani një vjeqar për studimin e Biblës: Luka 12:1-12 Gjyqtaret 5

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento