Edukimi & Arsimimi

Cilësitë e personalitetit tuaj

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Dhe bëhuni bërës të fjalës dhe jo vetëm dëgjues, që gënjejnë vetveten. Sepse nëse dikush është dëgjues i fjalës dhe jo bërës, ai i përngjan një njeriu që e shikon fytyrën e tij natyrale në një pasqyrë; ai e shikon veten dhe pastaj ikën, duke harruar menjëherë si ishte.

Jakobi 1:22-24

Vargu ynë i hyrës nuk ka të bëjë me pamjen, në aspektin e formës së jashtme ose prezentimin e njeriut që e shikon veten në pasqyrë, por me “llojin” ose “tipin” e njeriut. Një bërës i Fjalës nuk e harron “llojin” e njeriut qe ai është: cilësinë e personalitetit të tij.

Ju do ta kuptoni këtë më mirë nëse ne lexojmë nga vargu i tetëmbëdhjetë; qe thotë se, “Ai na ngjizi me vullnetin e tij me anë të fjalës të së vërtetës, që ne të jemi në një farë menyrë fryti i parë i krijesave të tij” (Jakobi 1:18).

Perëndia na dha jetë permes Fjalës së vërtetës; që është Ungjilli i Krishtit, kështu që ne duhet të jemi lloji ose tipi i frytit të parë të krijesave të Tij. Kjo është e mahnitshme! Cili është kuptimi i frytit të parë? Kjo do të thotë e para dhe më e mira e krijesave të Perëndisë.

Kur u rilindët, jeni ngritur më një lloj të ri të cilësisë së jetës- jetës-së Perëndisë. 2 Korintasve 5:17 thotë, “Në qoftë se dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re.” Si krijesë e re në Krishtin Jezus, ju jeni përsosmëria e bukurisë, dhe më e mira e çdo gjëje qe Perëndia bëri. Ju jeni ngritur mbi Satanin.

Kështu, kur një i krishterë thotë: “kam nevojë për çlirim nga djalli,” kjo është për shkak se ai ka harruar çfarë “lloji” apo “tipi” i njeriut ai është. Si mund të keni nevojë për çlirim nga Satani, kur ju jeni ngritur mbi të?

Bibla thotë së ju jeni ulur bashkë me Krishtin në vendet qiellore, përmbi çdo principatë dhe pushtetit. Ju keni zënë vendin e autoritetit më të lartë në Krishtin Jezus, shumë më lart se Satani dhe çdo gjë lidhur me të. Duhet të dini cilësinë e personalitetit tuaj. Kjo është arsyeja që ne sjellim Fjalën e Perëndisë për ju çdo ditë në platforma të ndryshme, për t’ju ndriquar mendjen se kush ju jeni në Krishtin.

Lutje

Atë i dashur, të falënderoj qe më ke bërë të parin dhe më të mirin e çdo gjëje që ke krijuar. Jam përsosja e bukurisë, e përcaktuar për të shkëlqyer. Jeta ime është manifestim i shkëlqimit te lavdisë dhe madhështisë; shfaq përsosmëritë tua dhe i zbuloj botës shumllojshmërinë e diturisë tënde, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijes

  • Romaket 6:4; Efesianve 2:10
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Galatasve 3:1-14 Kantiku I Kantikeve3-5
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Luka 23:13-25 2 Samuelit 7-8

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento