Kisha & Besimi

Ai shfaqet në ju

Publikuar nga Korab Zhuja

…Ai do të shikojë pasardhës, do të zgjasë ditët e tij, dhe vullneti i Zotit do të ketë mbarësi në duart e tij.

Isaia 53:10

Zoti Jezus bëri shumë vepra të fuqishme. Bibla thotë se po shkruhëshin të gjitha gjërat që ai bëri nuk do të mjaftonte mbarë bota që t’i nxinte librat që do të mund të shkruheshin.

Kjo nuk është hiperbolike dhe as një përforcim i fakteve; është e vërteta. Tërë jeta e Tij ishte një burim i pashtershem i gjerave te mbinatyrshme. Ai solli shpresë, gëzim dhe jetë te shumë njerez. Bibla thotë se Ai beri mirë, shëroi TE GJITHE ata që ishin të pushtuar nga djalli, sepse Perëndia ishte me të (Veprat 10:38).

Tani edhe pse jezusi tani është në qiell, Bibla thotë se Ai është i njëjtë dje, sot e përjetë (Hebrenjve 13: 8). Ai është ende i dashur, zemerbut, i mëshirshëm, i dhembshur, dhe kryen mrekulli sot si në ditët e Biblës. Ai ende inkurajon, bekon, dhe transformon jetët e njerezve sot, dhe kjo, nëpërmjet nesh-fares së Tij. Ne jemi ata qe vazhdojmë ato qe Ai beri ne ditët e tij. Qëndrojmë në vend të Tij sot; mbartim lavdinë dhe praninë e Tij hyjnore. Dhe na e ka besuar ne çdo gjë që Ai “… nisi të bëjë dhe të mësojë “ (Veprat 1:1) qe ne të mund te vazhdojme në vend të Tij.

Ai na dha Frymën e Shenjtë, që të mund të shërbejmë hirin e Tij, urtësinë, shpëtimin, drejtësinë, dashurinë, shërimin, dhe bukurinë e tij në një botë të lënduar, të thyer, të humbur, dhe të pakënaqur. Kur dalim përpara njerëzve që vuajnë- të sëmurëve, të shtypureve, të varfëreve, të refuzuarve, te lënët pas dore, frikacakëve, Jezusi shfaqet në ne dhe sjell një kthesë te plotë për ta. Ai është zgjidhja që bota po kërkon, ne jemi ata që e prezentojmë; jemi pjesëtarë të natyrës së Tij hyjnore, si dhe ata që përhapinë dashurinë e Tij.

Vetëm nëse bota do mund të shihte dhe të kuptonte se ju mbartni praninë e Tij hyjnore, do të merrte më të mirën që vjen nga qielli. Jezusi nuk na la te paralizuar; Ai na dha gjithçka që duhet për të ndikuar ne botë; nëpërmjet jush, Ai është po aq i pranishëm sot, sa ishte në Galile, Kapernaum, dhe në Jeruzalem. Kur veni diku, mund të pohoni me guxim se Krishti është aty, sepse ne fakt Ai është në ju! Haleluja!

Lutje

I dashur At, të falenderoj për privilegjin dhe bekimin qe kam te jem pjesëmarres, si edhe bartës i pranisë tënde hyjnore. Sot, unë ndikoj dhe transformoj boten me lavdinë tënde, duke mësuar jetë dhe bekime ne zemrat e njerëzve, nëpërmjet fuqisë së Frymës Shenjtë, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • 2 Korintasve 5:19-20; Marku 16:19-20
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 8 Abdia
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 14:1-10 Nahumi 1-3

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento