Udhëheqësia & Qeveria

Thirrja për të drejtuar

Publikuar nga Korab Zhuja

Ju jeni drita e botës; një qytet i ngritur në majë të malit nuk mund të fshihet.

Mateu 5:14

Në studimin e mëparshëm, kemi vërejtur se jashtëzakonshmëria nënkupton besimin se ju jeni në mënyrë unike të ndryshëm. Kjo mbart idenë se ju keni një ideologji që është superiore, e cila jep mbi ju përgjegjësinë e udhëheqjes.

Për shembull, Nehemia nuk ishte i vetmi hebre i cili ishte jashtë Izraelit në ditët e tij. Ai nuk ishte i vetmi që kishte dëgjuar për Jeruzalemin dhe se muret e tij qe ishin prishur. Por sapo i treguan atij, ai ishte i gatshëm për të bërë diçka, edhe pse ishte rob në një vend tjetër. Ishte i detyruar të ndërmerrte veprime, për shkak të gjendjes në vendlindjen e tij. Ai e dinte se ai ishte ndryshe dhe kishte brenda tij atë gjë për të përkrahur qeshtjen.

Jezusi tha, “Ju jeni drita e botës; një qytet i ngritur në majë të malit nuk mund të fshihet.” Ti je qyteti i ngritur në majë të malit, prandaj çfarë? Ju duhet të udhëhiqni. Jeni menduar për të treguar rrugën, sepse drita jep drejtim. Kjo është arsyeja pse ju duhet të bëni diçka për të përmirësuar botën e kohës tuaj. Perëndia ju ka caktuar si një oazë në një botë të thatë, të lodhur dhe të egër. Bibla thotë në Psalmin 74:20, “…vendet e errëta të tokës janë plot me strofka dhune”, por ju jeni ai që e ndryshoni rezultatin. Ti je ai për ta ndezur dritën e drejtësisë se Perëndisë dhe të shikoni për të vendosur Mbretërinë e Tij në tokë duke predikuar Ungjillin.

Kjo është arsyea e njëjtë që ne jemi të pasionuar për të siguruar qe Ungjilli i Krishtit të arrij në çdo komb të botës. Vetëdijesimi për mesazhin tonë unik, na shtyn për të mbuluar tërë botën përmes ungjillizimeve tona të ndryshme. Zoti na ka dhënë zbulesa unike të Fjalës së Tij për të ndryshuar botën, dhe ne jemi duke e përmbushur thirrjen tonë, duke mbuluar tokën me njohurinë e Fjalës së Tij, ashtu si ujërat mbulojnë detin.

Lutje

I dashur Zot, të falënderoj që më ke ndarë për veten tënde për përdorim të shenjtë, duke me bërë bekim për botën time! Unë jam një ofrues zgjidhje, ngritje për njerëzit, shpërndarës i hirit tënd, i shkëlqimit, drejtësisë dhe urtësisë tënde! Të falenderoj që më ke përcaktuar për të udhëhequr dhe për t’u treguar të tjerëve rrugën e jetës hyjnore, përmes Ungjillit, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • 1 Korintasve 9:16; Romakëve 1:1; Veprat 9:15
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: 1 Korintasve 16:1-24 Fjalët e urta 10-11
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Luka 20:19-26 1 Samuelit 21

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento