Qeveria

Thirrja jonë në Mbretëri

Written by Kumrije Aliaj

Që të ecni denjësisht për Perëndinë, që ju thërret në mbretërinë dhe lavdinë e tij.

1 Thesalonikasve 2:12

Deklarata “Ardhtë mbretëria jote…” tek Mateu 6:10 ishin fjalët e Zotit Jezus, duke u dhënë dishepujve një format për lutje. Kjo lutje megjithatë është përgjigjur, sepse mbretëria e Perëndisë ka ardhur. Kjo mbretëri është duke vepruar në tokë tani, dhe ne jemi pjesë e saj: “Por ju iu afruat malit Sion dhe qytetit të Perëndisë së gjallë, Jerusalemit qiellor…” (Hebrenjve 12:22).

Ne nuk jemi gjatë rrugës për në Sion; ne jemi atje tani. Bibla thotë se Ati “…na nxori nga pushteti i errësirës dhe na çoi në mbretërinë e Birit të tij të dashur” (Kolosianëve 1:13). Ne jemi thirrur në Mbretërinë e Perëndisë, por sipas vargut tonë hyrës, thirrja jonë nuk është vetëm për Mbretërinë. Ne jemi thirrur në lavdinë e Tij! Këto të dyja nuk janë të ndara: në qoftë se ne i jemi përgjigjur thirrjes për Mbretërinë, jemi përgjigjur thirrjes për lavdinë “tek e cila ju thirri me anë të ungjillit tonë, që të arrini të merrni lavdinë e Zotit tonë Jezu Krisht“ (2 Thesalonikasve 2:14).

Jeni thirrur për të marrë lavdinë. Haleluja. Kjo Lavdi është e përjetshme, që do të thotë se kohët e vështira mund të vijnë, por ato nuk sugjerojnë në asnjë mënyrë përfundimin e lavdisë suaj. Për shembull nese një i krishterë e ka humbur punën e tij, kjo nuk do të thotë se ai është jashtë lavdisë. Ajo lavdi është e përjetshme: “Dhe Perëndia i çdo hiri, që ju thirri në lavdinë e tij të përjetshme në Krishtin Jezus, mbasi të keni vuajtur për pak kohë, do t’ju bëjë të përsosur ai vetë, do t’ju bëjë të patundur, do t’ju forcojë dhe do t’ju vërë themel (1 Pjetrit 5:10) . Qoftë i bekuar Perëndia!

Dëshira e Perëndisë është për lajmin e mirë të Mbretërisë se Tij që të predikohet lirshëm dhe të përlëvdohet, jo vetëm në ty, por edhe në qytetin, fshatin dhe vendin tuaj. “Më në fund, o vëllezër, lutuni për ne, që fjala e Zotit të përhapet me të shpejtë dhe të lëvdohet, porsi ndër ju” (2 Thesalonikasve 3:1). Shprehni lavdinë e tij në botën tuaj. Përhapni lajmin e mirë të shpëtimit të Krishtit. Le ta dij bota se shpëtimi në Krishtin Jezus është një thirrje për Mbretërinë e lavdisë, përsosmërisë, sundimit dhe fuqisë se Tij.

Lutje

At i Dashur, të falënderoj për thirrjen që kam në ty: një thirrje në mbretërinë dhe lavdinë e përjetshme. Unë eci duke qenë i ndërgjegjesuar për realitetin e vendit tim në Krishtin tani, dhe lavdinë e tij brenda meje. Unë e shfaq këtë lavdi për lëvdim të Madhërisë sate, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Romakëve 8:30; Hebrenjve 2:10; 2 Pjetri 1:3
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Gjoni 21:1-25 1 Kronikave 26-29
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: 1 Korintasve 16:12-24 Predikuesi 7-8

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

About the author

Kumrije Aliaj

Leave a Comment