Edukimi & Arsimimi

Të riprogramuar nëpërmjet Fjalës

Publikuar nga Korab Zhuja

Dhe mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj, që të provoni cili është i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë.

Romakëve 12:2

Fjala e Perëndisë ju jep gjithçka që ju duhet: shëndetin, gëzimin, pasurinë, përparimin, hirin, urtësinë dhe gjithçka tjetër të cilat u çliruan mbi ne si të krishterë më anë të veprës se vdekjes se Krishtit dhe ringjalljes Tij ngadhnimtare. Kjo është çfarë shpëtimi përmbush. Me njohurinë e Fjalës së Perëndisë në frymën tuaj, ju keni atë që ju duhet për të krijuar çdo gjë doni.

Në pusin e Samarisë, Jezusi takoi një grua dhe i kërkoi ujë. Por ajo kur vuri re se ai ishte hebre, po i thoshte se ne s’kemi asgjë të përbashkët, dhe për arsye etnike refuzoj. Pastaj, Jezusi i tha: “…Kushdo që pi nga ky ujë, do të ketë përsëri etje, por kush pi nga uji që do t’i jap unë nuk do të ketë më kurrë etje përjetë; por uji që unë do t’i jap do të bëhet në të një burim uji që gufon në jetë të përjetshme” (Gjoni 4:13-14). Zoti e dinte se do mund ti jepte asaj diçka për të shuar etjen e saj përjetë -Fjalën e Tij. Me Fjalën, ajo do të ndërtonte çdo gjë qe dëshironte.

Shpesh herë, kur njerëzit përballen me situata të vështira, ajo që ata kanë nevojë është një Fjalë- terapi ose mund të quajmë një “Fjalë-dietë.” Ata do të duhet të dëgjojnë Fjalën e Perëndisë dhe të studjojnë Shkrimet gjatë një periudhe kohore, derisa Fjala i drejtëson mendimet (qendrimet) e tyre të gabuara, për ti riprogramuar dhe udhëzuar për sukses. Nëse kjo nuk ndodh, pavarësisht se çfarë tjetër mund të bëni për ata, gjendja e tyre nuk do të ndryshoj.

Ndonjëherë, kur njerëzit janë të sëmurë në trupat e tyre, problemi i vërtetë është përtej simptomave të dukshme në trupat e tyre fizik. Dhimbjet e tilla mund të rrjedhin nga mendjet e tyre. Ka një dallim në mes të sëmundjes së mendjes, dhe asaj të trupit. Pra, edhe kur ata shërohen në trupat e tyre, sëmundja vazhdon, sepse ajo ishte me të vërtetë një problem i mendjes. Zgjidhja është për të riprogramuar mendjet e tyre me anë të Fjalës për restaurim total.

Lutje

At i dashur, Fjala jote e ripërtërinë mendjen time, dhe ’me riprogramon për jetëfitimtare. Besimi im në Fjalën fiton, sot dhe gjithmonë mbi të gjitha rrethanat e mia, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Veprat e Apostujve 20:32; Hebrenjve 4:12
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Galatasve 3:15-25 Kantiku I Kantikeve 6-8
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Luka 23:26-33 2 Samuelit 9-10

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento