Edukimi

Siguria jonë në drejtësinë e tij

Written by Kumrije Aliaj

Sepse atë që ishte e pamundur për ligjin, sepse ishte pa forcë për shkak të mishit, Perëndia, duke dërguar birin e vet në shëmbëllim mishi mëkatar, edhe për mëkat, e dënoi mëkatin në mish, që të përmbushet drejtësia e ligjit në ne, që nuk ecim sipas mishit, por sipas Frymës.

Romakëve 8:3-4

Apostulli Pal, para kthimit të tij, mburrej me veten se ishte i paqortueshëm në mbajtjen e drejtësisë, e cila ishtë nga Ligji. Ai tha: “Megjithëse unë kam përse të besoj edhe në mishin; nëse ndonjë mendon se ka përse të besojë, unë kam akoma më shumë” (Filipianëve 3:4). Ai pastaj vazhdoi duke numëruar kredencialet e tij: u rrethpreva të tetën ditë, jam nga kombi i Izraelit, nga fisi i Beniaminit, Hebre nga Hebrenj, dhe sipas ligjit farise, sa për zellin, përndjekës i kishës; për sa i përket drejtësisë, që është në ligj, i pa qortueshëm“ (Filipianëve 3: 5-6).

Nga perspektiva njerëzore, ai e mbajti Ligjin në mëyrë të përkryer, por kur Perëndia i tregoi paperkryerjen e jetës së tij, ai pranoi se nuk kishte asnjë dobi në të pasurit besim në të ashtuquajturat vepra të mira te dikujt apo të vetë-drejtësisë.

Fjala deklaron se ligji nuk mbaroi asnjë lloj pune, po futi një shpresë më të mirë, me anë të së cilës i afrohemi Perëndisë (Hebrenjve 7:19). Por i bekuar qoftë Perëndia! Veprat e Apostujve 13: 38-39 thotë: “Le ta dini, pra, o vëllezër, se nëpërmjet tij ju është shpallur falja e mëkateve, dhe se, me anë të tij, ai që beson është shfajësuar nga të gjitha gjërat, që nuk mund të shfajsohej me anë të ligjit të Moisiut.“

Mos u mundoni për ti bërë përshtypje Perëndisë me performancat tuaja fetare; mos mendoni se arsyeja që Ai do t’u përgjigjet lutjeve tuaja është për shkak se nuk keni bërë asgjë të gabuar në javët e fundit; jo! Ai dëgjon dhe i përgjigjet lutjes tuaj, sepse drejtësia e tij është përmbushur në Krishtin, dhe se jeni lutur në Emrin e Jezusit. Përmbledhja e Ungjillit është se ju gjendeni në Krishtin, duke pasur jo drejtësinë tuaj që është nga ligji, por atë që është nga besimi në Krishtin: drejtësia që është nga Perëndia, me anë të besimit (Filipianëve 3: 8-9).

Rrëfimi

E pohoj me guxim se unë jam drejtësia e Perëndisë në Krishtin Jezus. Nuk eci sipas shqisave, por sipas Frymës, dhe drejtësia e ligjit është përmbushur në mua. Unë eci i ndërgjegjshëm në drejtësinë time sot, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • 2 Korintasve 5:21; Romaket 3:21-26
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 13:1-10 Nahumi 1-3
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 17:1-10 Hagai 1

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

About the author

Kumrije Aliaj

Leave a Comment