Biznesi & Karriera

Shuani dashurinë për Para

Publikuar nga Korab Zhuja

Sepse lakmia për para është rrënja e gjithë të këqijave, dhe duke e lakmuar atë fort, disa u larguan nga besimi, dhe e depërtuan veten e tyre në shumë dhimbje.

1 Timoteut 6:10

Si të Krishterë, është e rëndësishme për të kuptuar se kush jeni në të vërtetë. Ju nuk jeni nga kjo botë. Në botë sot, ka shumë njerëz, që përkundër ndërgjegjjes së tyre, do të bënin gjithçka për para. Kjo ndodh në forma të ndryshme në shoqëri të ndryshme, dhe mund të duket normale, por është e gabuar.

Ju jeni ndryshe. Kur të tjerët vrapojnë pas parasë dhe bëjnë gjëra të tmerrshme për para, kërkoni urtësinë e Perëndisë: ”Pranoni mësimin tim dhe jo argjendin, dijen në vend të arit të zgjedhur” (Fjalët e urta 8:10). Rendni pas urtësisë. Mos lejoni paranë të bëhet shtysa juaj. Paraja është një mjet. Nëse funksiononi me anë të urtësisë hyjnore, paratë do të vijnë tek ju, sepse paraja i përgjigjet urtësisë.

Fjala thotë “Lakmia për para…”, jo “ bollëku i saj,” është rrënja e gjithë të këqijave. Dikush mund të jetë i varfër dhe ta dojë paranë. Si ta kuptoni kur ju e doni paranë? Kjo përcaktohet nga fakti se sa shumë ju dhe veprimet tuaja kontrollohen nga paraja, dëshira për to apo mungesa e tyre. Kur dikush është i gatshëm të bëjë një gjë të gabuar për shkak të parasë, ai është duke u shtyrë nga kjo dëshirë për para, kundër së cilës Perëndia na paralajmëron.

Mos u bëni të padrejtë për shkak të parasë. Mos ua mohoni të tjerëve çfarë ju përket më të drejtë për shkak të dëshirës tuaj për të grumbulluar më shumë për veten tuaj. Bibla na mëson se begatia e vërtetë do të largohet prej atyre që kërkojnë paranë në vend që të kërkojnë Mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e Tij.

Ruani një ndërgjegjje të mirë. Nuk ka vlerë ajo çfarë keni në bankë; por kush ju jeni në brendësi ka vërtet vlerë. Prandaj zhvilloni personalitetin tuaj në mënyrë të qëndrueshme përmes Fjalës. Punoni për “të qënë “ jo për “të patur”, sepse sipas asaj që ju jeni, do të keni.

Lutje

Atë i dashur, ti ke rezervuar suksesin për të drejtin; dhe ti je një mburojë për ata që kanë një ecje të panjollë. Unë jam i begatë dhe i suksesshëm në çdo gjë, sepse ti je me mua; unë udhëhiqem nga urtësia jote, dhe të vërtetat e tua të pandryshueshme janë kënaqësia dhe meditimi im! Prandaj unë kam çdo gjë që më nevojitet për një jetë me gëzim, suksese dhe fitore, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Fjalët e urta 3:13-15; Hebrenjve 13:5 AMP
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 18:1-23 Jobi
    9-11
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Luka 7:1-10 Ligji i Përtëri 34

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento