Qeveria

Rimbush dhe Nënshtro

Written by Kumrije Aliaj

Dhe Perëndia i bekoi, dhe u tha atyre: Të jeni të frytshëm dhe shumëzohuni, rimbushni tokën e nënshtrojeni, sundoni mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit dhe mbi çdo qenie që lëviz mbi tokë.

Zanafilla 1:28

Perëndia e bëri këtë botë, dhe i dha Adamit autoritetin për ta drejtuar atë. Ai ia nënshtroi të gjitha gjërat atij dhe ia dha në sudim, për të qenë në krye të çdo gjëje (Zanafilla 1:26),të gjallesave dhe jo gjallesave. Kur ai i tha njeriut: “rimbushni tokën,” fjala “rimbushni” më sjell në mendje disa mendime shumë të rëndësishme. Bota e bukur qe Zoti e krijoi ishte bërë një masë kaotike, dhe Ai e bekoi njeriun dhe e urdhëroi ta rimbushte atë. Të rimbushësh do te thotë ta shtosh, përtrish, zëvendësosh, riparosh, ose restaurosh.

Kjo do të thotë se diçka kishte shkuar keq; ka pasur një djall atje që kishte shkatërruar gjërat, dhe njeriut iu dha mundësia dhe përgjegjësia për ti rregulluar. Kjo është jeta e bukur për të cilen ne kemi qenë të thirrur në Krishtin: një jetë zotërimi, autoriteti, bekimesh dhe kontrolli mbi botën në të cilën jetojmë. Ne jemi për ta zbutur këtë botë dhe per ta nënshtruar.

Megjithatë, Ai nuk na ka ngarkuar për të nështruar njëri-tjetrin, në tokë. Ajo që Ai dëshiron në lidhje me njëri-tjetrin është të ecim në dashuri. 1 Gjonit 4:7-8 thotë, “Shumë të dashur, le ta duam njeri tjetrin, sepse dashuria është nga Perëndia; dhe kushdo që do, ka lindur nga Perëndia dhe e njeh Perëndinë.”

Ndersa ju ecni në sundim dhe autoritet mbi botën dhe elementet e saj, mbi pengesat e natyrës, Ai thotë, “ta doni njëri-tjetrin.” Mos ushtroni sundimin e tij mbi të tjerët, sepse secili prej nesh është bërë në pamjen dhe ngjashmërinë e Atit tonë qiellor.

Lutje

Ati i dashur qiellor, të falënderoj për nderin dhe privilegjin e një jetë të bukur që unë jam thirrur te jetoj në të: një jetë sundimi, autoriteti dhe bekimesh; një jetë kontrolli mbi botën, forcat e natyrës dhe elementet e saj. Unë mbretëroj në mënyrë efektive mbi rrethanat e jetës sime, për lavdi e për lëvdim të Emrit tend, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Mateu 8:26-27; Marku 11:23; Luka 10:19
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Efesianve 5:3-21; Isaia 27-28
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Gjoni 1:43-51 1 Mbretërve 4

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

About the author

Kumrije Aliaj

Leave a Comment