Kisha & Besimi

Prania juaj ka domethënien e bekimeve

Publikuar nga Korab Zhuja

Zoti qe me Jozefin, dhe ky pasurohej dhe banonte në shtëpinë e zotërisë së tij, egjiptasit.

Zanafilla 39: 2

Si të krishterë, pavarësisht se çfarë ndodh rreth jush, refuzoni të shqetësoheni, frikësoheni apo të dekurajoheni, sepse ju jeni fara e Abrahamit. Gjithmonë zgjidhni për ti parë gjërat nga ajo perspektivë. Ju mund të thoni: “Por unë jam duke kaluar nëpër kohë të vështira tani; madje kam humbur punën time. “Megjithatë, refuzoni të dekurajoheni ose tronditeni. Në fakt, në qoftë se ju do të shihnit vetën nga perspektiva se kush jeni me të vërtetë në Krishtin, do të kuptoni se nuk e keni humbur punën tuaj; organizata ju ka humbur ju!

Ju jeni një thesar, perlë, yll, dhe kampion! Prania juaj kudo do të thotë bekime, sepse ju jeni të bekuarit e Zotit! Juve u përketë bota. potencialet tuaja, aftësitë, dhe urtësia janë të pafund! Prania juaj në një organizatë do të thotë bekime për organizatën dhe të gjithë ata në organizatë.

Tani, kjo nuk është për dike i cili është i paefektshëm në punë dhe nuk punon; jo; Unë jam duke folur për farën e Abrahamit! fara e Abrahamit është efektive; ajo është e frytshme dhe produktive në çdo vepër të mirë. Çfarëdo që ai bën do të ketë mbarësi; kjo është trashëgimia e tij. Kjo është se si ju duhet të mendoni. Konsideroni Jozefin, edhe pse ai kishte qenë shitur si skllav, i akuzuar gabimisht dhe i burgosur, ai ishte ende një bekim, aq shumë sa që ai u vu në krye të të gjithë të burgosurve të tjerë. Para kësaj, si një skllav në shtëpinë e Potifarit, Potifari e njohu se Perëndia e kishte bekuar për shkak të Jozefit, dhe e bëri Jozefin mbikëqyrës të të gjithë pasurisë së tij.

Ju jeni të bekuar dhe bartni bekimin. Kudo qe shkoni, Perëndia shkon; çfarëdo që ti bekon është e bekuar. Për shkak tuajin, shkolla juaj, lagja, qyteti ose vendi është i bekuar. Kujtoni Fjalën e Perëndisë dhënë Abrahamit: “… dhe në farën tënde do të bekohen të gjitha kombet e tokës” (Zanafilla 26:4). Kjo është pikërisht ajo që ne bëjmë; përcjellim dhe shpërndajmë bekime. Haleluja!

Lutje

At i dashur të falënderoj që më ke bekuar dhe më ke bërë bekim. Më ke bërë të begatë dhe efektiv; një bekim në këtë botë, gjithashtu përhapës dhe shperndares të drejtësisë, dashurisë, mirësisë dhe dhembshurisë sate, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Zanafilla 30:27; Zanafilla 39:5
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 13:11-14:1-20 Habakuk
    1-3
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 17:11-18 Hagai 2

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento