Edukimi

Përdorimi i drejtë i Fjalëve

Written by Kumrije Aliaj

Sepse në bazë të fjalëve të tua do të justifikohesh, dhe në bazë të fjalëve të tua do të dënohesh.

Mateu 12:37

Bibla na tregon rëndësinë e fjalëve që drejtojnë për shpëtim. Romakëve 10: 9 thotë, “ sepse, po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh.” Kjo është mënyra Biblike për të pranuar shpëtimin.

Një njeri do të shkoj në qiell ose në ferr në bazë të rrëfimit të tij; atë që ai tha ose nuk tha. Nëse ai foli fjalët që Perëndia tha për ti thënë për shpëtim, ai do të futet në shpëtim dhe përfundimisht do të shkojnë në qiell. Por në qoftë se ai nuk e bëri atë, ai do të shkoj në ferr, dhe kjo nuk është për shkak të asaj se ai bëri gabim, por për shkak të asaj që ai nuk tha. Njohja dhe rrëfimi i Zotit Jezu Krisht është mënyra që Perëndiaka paracaktuar për të marrë shpëtimin. Ligjërisht, e tërë bota është shpëtuar. Jezusi vdiq për të gjithë. Megjithatë, për të qenë shpëtimi realitet i gjallë për të gjithë, personi duhet të flasë fjalët e duhura.

Shpëtimi është një fjalë e madhe; ajo përfshinë të gjitha që vdekja, varrimi dhe ringjallja e Jezu Krishtit ka bërë për ne. Në shpëtim ju keni të përfshirë çlirimin, mbrojtjen, shëndetin hyjnor, ruajtjen, mbarësinë, paqen, fitoren, suksesin, jetën e jashtëzakonshme të drejtësisë, etj. Për ti gëzuar të gjitha këto kërkon përdorimin e fjalëve. Ka bekime të pallogaritshme për ata që kanë lindur përsëri, por për ti shijuar ato, ju duhet të pranoni dhe ti shpallni ato.

E gjitha që disa të krishterë kanë njohur është një jetë e luftës dhe e humbjes. Ata nuk janë duke e shijuar vet shpëtimin dhe jetën e krishterë dhe nuk e dinë përse. Kjo është për shkak se ata nuk janë duke jetuar sipas asaj që ka thënë Perëndia. Nuk janë duke përdorur fjalët e drejta. Për të jetuar jetën autentike të krishterë, ju duhet të flisni fjalët e duhura. Për të mbajtur veten në shtegun që Perëndia ka caktuar për ju, ju duhet të keni një gjuhë të shëndetshme.

1 Pjetrit 3:10 thotë se kushdo që dëshiron të gëzoj jetën dhe të shohë ditë të mira duhet të përdor fjalët e duhura. Krijoni të ardhmen që dëshironi! Shqiptoni fjalët që janë në përputhje me jetën e lavdishme të drejtësisë, paqes, shëndetit, begatisë dhe gëzimit që Perëndia ka vënë në dispozicion për ju në Krishtin Jezus.

Lutje

Unë jam bërës i Fjalës, kështu që jam i ruajtur dhe i qëndrueshëm në jetën hyjnore. Të falenderoj Atë, që me ke bërë pjestar të jetës tënde të paprishme, të pathyeshme, dhe të pavdekshme. Lavdia jote dhe drejtësia jote janë zbuluar në mua sot, gjersa flas dhe aplikoj Fjalën tënde në gjithçka që bëj, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Jakobi 1:25; 1 Korintasve 1:18; Romaket 1:16-17
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 20; Zakaria 12-14
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 21:13-27 Zakaria 13-14

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

About the author

Kumrije Aliaj

Leave a Comment