Biznesi & Karriera

Mendo Ndryshe

Publikuar nga Korab Zhuja

Sjellja juaj të jetë pa lakmi paraje dhe kënaquni me atë që keni, sepse vetë Perëndia ka thënë: Nuk do të të lë, nuk do të të braktis’’.Kështu mund të themi, me plot besim: Perëndia është ndihmuesi im dhe unë nuk do të kem frikë; ç’do të më bëjë njeriu?

Hebrenjve 13:5-6

Situata ekonomike në botë sot mund të ketë lënë shumë të pashpresë dhe të tmerruar, por ju si të krishterë duhet të mendoni ndryshe, sepse nuk jeni prej kësaj bote. Jeni nga një planet tjetër, nga një sferë më e lartë, aty ku jetoni mbi elementet dhe situatat e kësaj bote. Kolosianëve 2:20 na bënë të ditur se keni vdekur me Krishtin nga elementet e botës. Sistemet ekonomike në botë nuk mund të punojnë kundër jush.

Kuptoni se çdo gjë në këtë botë është një instrument për t’u përdorur nga ju. Ato nuk duhet të sundonjë mbi ju; ekonomia nuk duhet t’ju dominoj, apo të diktoj rrethanat e ekzistencës tuaj. Ti je më i madh se inflacioni dhe ekonomia. Jeni më të mëdhenjë se kjo botë! 1 Gjonit 5:4 thotë, “Sepse çdo gjë që ka lindur nga Perëndia e mund botën; dhe kjo është fitorja që e mundi botën: besimi ynë.” Bota është e juaja dhe çdo gjë në të; pra, mendoni dhe funksiononi ndryshe. Jetoni mbi lartësitë e malit .

Jobi 22:29 thotë, Kur do të poshtërojnë, ti do të thuash: “Ngritja do të vijë.” Ai do të përkrahë të përulurin.” Dhe te Jeremia 17:7-8, Fryma thotë, “Lum ai njeri që beson te Zoti dhe besimi i të cilit është Zoti! Ai do të jetë si një pemë i mbjellë pranë ujit, që i shtrin rrënjët e tij gjatë lumit. Nuk do ta ndjejë kur vjen vapa dhe gjethet e tij do të mbeten të gjelbra; në vitin e thatësirës nuk do të ketë asnjë shqetësim dhe do të vazhdojë të mbajë fryte.” Ky është realiteti për ju, sepse ju jeni fara e Abrahamit. Suksesi, përparimi, dhe begatia janë të garantuara, madje edhe në kohët e vështira. Haleluja!

Problemet ekonomike nuk janë të reja; ato kanë ndodhur edhe në ditët Biblike. Megjithatë, Perëndia gjithmonë e drejtoi popullin e tij nëpër fitore. Lejoni që mendja juaj të kaloj përtej vendit ku jetoni. Kini mentalitetin e një fitimtari. Zgjidhni për të parë gjërat nga këndvështrimi i përjetshëm i Perëndisë, dhe jetoni me vetëdijesim të përhershëm së ju jeni nga lart.

Nuk mund të ketë disavantazh për ju, sepse nuk jeni të kësaj bote. Ju jeni trashëgimtar të Perëndisë; dhe Ai ka programuar qe çdo gjë të jetë për të vepruar në favorin tuaj: “Dhe ne e dimë se të gjitha gjëra bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë, për ata që janë të thirrur sipas qëllimit të tij” (Romakëve 8:28).

Pohim

Zoti, Perëndia me ka dhënë hir dhe nder! Unë jetoj një jetë më të lartë, një jetë që është përtej kësaj bote. Jam i bekuar nga Zoti! Përparoj dhe jam i shëndetshëm, dhe nuk më mungon asgjë, sepse të gjitha gjërat janë të miat! Lavdi Perëndisë!

Studim Vijues

  • Romaket 12:2; Psalmet 34:10; Filipianeve 4:19.
  • Plani një vjeqar për studimin e Biblës: Gjoni 20:19-31 & 1 Kronikave 23-25
  • Plani dy vjeqar për studimin e Biblës: 1 Korintasve 16:1-12 & Predikuesi 5-6

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento