Besimi

Lëri Vend Perëndisë

Written by Korab Zhuja

Kur i pëlqeu Perëndisë

Galatasve 1:15

Si shërbëtorë të Perëndisë, duhet të mësojmë që t’i lemë vend Atij – t’i japim “vend sa për të ndenjur rehat.” Ne planifikojmë, mendojmë dhe parashikojmë se do të ndodhë kjo ose ajo gjë, por harrojmë që t’i lemë vend Perëndisë që të hyjë sa herë të dëshirojë. A do të habiteshim sikur Perëndia të vinte në në takimet tona ose në predikimin tonë në një mënyrë që nuk e kemi pritur kurrë më parë? Mos prit që Perëndia të vijë në ndonjë mënyrë të veçantë, por ama prite. Mënyra sesi t’i lemë vend Perëndisë është që ta presim të vijë, por jo në ndonjë mënyrë të veçantë. Sado mirë ta njohim Perëndinë, mësimi më i madh që duhet mësuar është se Ai mund të vijë në çdo minutë. Shpesh, priremi që ta harrojmë këtë element surprize, por Perëndia nuk punon kurrë në ndonjë mënyrë tjetër. Papritmas – Perëndia ndërhyn në jetën tonë – “… kur i pëlqeu Perëndisë…”

Mbaje jetën kaq vazhdimisht në kontakt me Perëndinë sa fuqia e Tij befasuese të mund të depërtojë në çdo moment. Jeto në një gjendje të vazhdueshme pritjeje, dhe leri vend Perëndisë që të vijë kur ta vendosë.

Huazuar nga: My Utmost for His Highest – Oswald Chambers

About the author

Korab Zhuja

Leave a Comment