Qeveria

Lejoni Atin të udhëheq jetën tuaj

Written by Kumrije Aliaj

Ju do të merrni fuqi kur Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ju dhe do të bëheni dëshmitarët e mi në Jeruzalem dhe në gjithë Judenë, në Samari dhe deri në skajin e dheut.

Veprat 1:8

Ka të tillë të cilët kanë shumë dëshirë t’i shërbejnë Perëndisë me jetët e tyre, e gjejnë veten duke luftuar me disa gjëra të cilat e bëjnë jetën e tyre vërtetë të mjerushme. Arsyeja për këtë është e qartë: ata ose nuk e kanë pranuar Frymën e Shenjtë, ose nuk i janë dorëzuar Atij, nëse vërtetë ata e kanë pranuar atë për të banuar në ta; Atëherë ai nuk është në kontroll të jetës se tyre.

Askush nuk mund të jetoj me sukses jetën e krishterë pa Frymën e Shenjtë. Ai sjell fuqinë e Perëndisë në jetën tuaj për t’ju forcuar dhe që ju të jetoni në mënyrë efektive si një i krishterë. Ai ju mëson fjalën, kështu që ju mund të njhni vullnetin e përsosur të Perëndisë, dhe kështu ju udhëzon për të jetuar dhe për të përmbushur të ardhmen tuaj në Krishtin.

Me Frymën e Shenjtë potencialet tuaja janë të pafundme. Prania e tij në jetën tuaj ju bën energjik, të zjarrtë, efikas, të shkëlqyer dhe të guximshëm. Ai nuk është thjeshtë një fuqi apo ndikues; Ai është fuqia e Perëndisë, personi aktiv i Hyjnisë. Lejoni atë të marrë në kontroll jetën tuaj, dhe sdo të ketë asgjë që nuk do mund të bëni. Ai është ndihma dhe fuqia që keni nevojë për të gjitha gjërat. Ai ju jep mundësinë dinamike për ndikime të ndryshime, dhe aftësinë hyjnore për të kryer çdo detyrë dhe për të ndryshuar situatat e pashpresa.

Pali tha: “Unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më forcon” (Filipianëve 4:13). Ai e dinte se me Frymën e Shenjtë kishte gjithçka që i duhej për të jetuar jetën e jashtëzakonshme, dhe të përmbushte lavdishëm të ardhmen e tij hyjnore në Krishtin. Nuk na habit fakti i nënshtrimit tij të deklaruar te 2 Korintasve 3:5: “Jo se ne jemi të aftë prej vetiu (të kualifikuar dhe të vet mjaftueshëm në aftësitë tona) të kuptojmë ndonjë gjë sikur vjen nga vetja jonë, por aftësia jonë vjen nga Perëndia.”

Bëhuni të mjaftueshëm në mjaftueshmërinë e Tij. Nënshtrojuni Atij që të veproj përmes jush, dhe të ec në ju, dhe luftrat tuaja do mbarojnë. Kur ai e merr përgjegjësinë e jetës tuaj, ju do të përjetoni vetëm sukses, rritje, progres dhe fitore.

Pohim

Perëndia nuk më ka dhënë frymë frike, por force, dashurie dhe urtësie! Zoti është ndihmësi im dhe aftësia ime. Ai është forca ime dhe mjaftueshmëria ime; prandaj, unë mund të bëj gjithçka me anë të fuqisë së tij që vepron në mua fuqishëm. Unë jam efektiv dhe ndikues në komunikim dhe në shpalljen e besimit tim. Lavdi Perëndisë!

Studim Vijues

  • Gjoni 16-14 AMP; Gjoni 14:26; Romaket 8:11
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: 18:28-19:1-16 1 Kronikave 14-16
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: 1 Korintasve 15:29-39 Fjalët e urta 31

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

About the author

Kumrije Aliaj

Leave a Comment