Qeveria

Ju sundoni në emrin e Tij

Written by Kumrije Aliaj

Zoti do ta shtrijë nga Sioni skeptrin e fuqisë sate. Ai sundon në mes të armiqve të tu.

Psalmi 110:2

Duke folur për Zotin Jezus, Bibla thotë, “…ai duhet të mbretërojë, derisa t’i vërë të gjithë armiqtë nën këmbët e tij” (1 Korintasve 15:25). Kjo nuk ka të bëjë me mbretërimin e Tij në qiell, por në tokë. Ligjërisht, Perëndia i vuri të gjitha nën këmbët e tij. Efesianëve 1:22 thotë: “dhe vuri çdo gjë nën këmbët e tij, edhe ia dha për krye përmbi çdo gjë kishës.” Kështu që, Jezusi është përmbi çdo gjë.

Isaia 9: 6 thotë, “Sepse na ka lindur një fëmijë, një djalë na është dhënë. Mbi supet e tij do të mbështetet perandoria…” Vini re, nuk thotë se perandoria do të mbështetët mbi kokën e Tij, por mbi të supet e Tij. Jezusi është koka; qeverisja është mbi supet e tij, e cila është Kisha- trupi i tij. Prandaj, kur Psalmisti deklaroi: “ Zoti do ta shtrijë nga Sioni skeptrin e fuqisë sate. Ai sundon në mes të armiqve të tu” (Psalmi 110:2), ajo është përmes Kishës së Tij- Ai qeverisë përmes trupit të Tij. Ai qeverisë nëpërmjet nesh.

Si gjymtyrët e trupit të Krishtit, ju sundoni në Emrin e Tij. Në qoftë se mendoni se jeni edhe gishti më i vogël i këmbës, ju prap jeni mbi të gjitha gjërat, sepse jeni ulur me Krishtin”, përmbi çdo principatë, pushtet, fuqi, zotërim dhe çdo emër që përmendet jo vetëm në këtë epokë, por edhe në atë të ardhme.“ Lavdi Emrit të Tij përgjithmonë!

Kjo do të thotë se në këto ditët e fundit, si bijtë e Perëndisë, nga ju pritet të ngriheni dhe të merrni vendin tuaj të sundimit, dhe të mbretëroni në Emrin e Jezusit mbi rrethanat. Romakëve 5:17 e thotë: “…akoma më shumë ata që marrin bollëkun e hirit dhe të dhuratës se drejtësisë do të mbretërojnë në jetë me anë të atij njërit, që është Jezu Krishtit.” Pasqyrimi i fjalës në greqisht “ mbretërojnë “ në këtë rast është folje “të mbretërosh.” Jeni thirrur për të mbretëruar (sunduar) në jetë. Mbretërit bëjnë dekrete. Pra flisni fjalën dhe shikoni që ajo të ndodhë.

Bota dhe gjërat e saj u janë dhënë; Prandaj jini të guximshëm për ti shtënë në dorë, sepse ju e keni sundimin. Merrni qeverisje dhe jini në kontroll të rrethanave. Urdhëroni çdo stuhi kundërshtuese të qetësohet në Emrin e Jezusit. Refuzoni të jeni të sëmurë, refuzoni të jeni të varfër. Merrni qeverisje dhe kontroll, duke fituar çdo ditë. Mbretëroni dhe sundoni në jetë si mbretër që jeni.

Pohim

Unë jam ai/ajo që Zoti thotë se unë jam. Jam gjymtyrë e trupit tij, e mishit tij dhe e kockave të tij, duke mbretëruar, qeverisur dhe mbizotëruar mbi rrethanat. Me anë të fuqisë së Frymës së Perëndisë, unë marrë në posedim të gjitha ato që me përkasin mua në Krishtin, duke e gëzuar jetën time të plotë, për lavdinë e Emrit tij! Qoftë i bekuar Perëndia!

Studim Vijues

  • Marku 28:18; 1 Gjoni 4:4
  • Plani një vjeqar për studimin e Biblës: Veprat e Apostujve 2:1-21 & 2 Kronikave 5-7
  • Plani dy vjeqar për studimin e Biblës: 2 Korintasve 1:12-24 & Predikuesi 11-12

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

About the author

Kumrije Aliaj

Leave a Comment