Edukimi

Fokusohuni në Të

Written by Kumrije Aliaj

Mbas këtyre gjërave, fjala e Zotit iu drejtua Abramit në vegim duke i thënë: Mos ki frikë, Abram, unë jam mburoja jote, dhe shpërblimi yt do të jetë shumë i madh.

Zanafilla 15:1

Perëndia dëshiron të ketë vëmendjen tuaj. Ai e di se në qoftë se e ka vëmendjen tuaj, mund të ju çojë dhe udhëzojë në destinacionin që ka planifikuar për ju. Ai e di se çfarë është më mirë për ju, dhe çfarë duhet të jetë jeta juaj. Prandaj nuk ka asgjë që të shqetësoheni, përveç se të jetoni me besim dhe gëzim në Fjalën e Tij çdo ditë. Të jetuarit në Fjalën do të bëjë që të ecni sipas trashëgimisë dhe ardhmërisë qe Ai ka caktuar për ju.

Fokusohuni në Zotin. I jepni Atij të tërën tuaj. Gjeni kënaqësinë tuaj në Të, dhe në faktin se Ai jeton në ju. Ai është gjithçka që ju duhet. Ta kesh Atë është të kesh gjithçka. Te Zanafilla 15:1, Zoti i tha Abrahamit: “… Unë jam mburoja jote, dhe shpërblimi yt do të jetë shumë i madh.” Kjo do të thotë se “Unë jam gjithçka që ju duhet; në mua, ju keni gjithçka! “E gjitha që ju nevojitet në jetë është Krishti, sepse Krishti është gjithçka.

Lejoni që Ai të jetë e gjitha që zemra juaj dëshiron. Lejoni që Ai të jetë gjithçka që ju mahnitë dhe e kënaq shpirtin tuaj. Kurrë mos lejoni diçka që të ju shkëpus ose të marrë fokusin tuaj nga të shërbyerit Atij ashtu siq duhet. Vendosni vëmendjen dhe dashurinë tuaj në Të dhe në gjërat që Ai interesohet për to. Jini fitues shpirtërash. Dashuria juaj nuk duhet të jetë në gjërat e përkohshme të kësaj bote: “… Kini në mend gjërat që janë atje lart, jo ato që janë mbi tokë”(Kolosianëve 3:1-2).

E gjitha që jeni, dhe çdo gjë që ju keni, janë në të. Madhështia juaj është në Të. Ai është arsyeja juaj për të jetuar, pra, fokusohuni në Të dhe jetoni për Të.

Lutje

I Dashur At, të adhuroj dhe lavdëroj që më ke dhënë zbulesën, të kuptuarit dhe aftësinë për të vendosur zemrën time dhe fokusin tim në ty duke parë gjërat vetëm nga këndvështrimi yt. Unë të shërbej me sinqeritet, përkushtim dhe një zemër të pastër, sepse ti je gjithçka për mua; je forca ime, mburoja dhe shpërblimi im i madh; Gëzohem në ty përjetësisht, në Emrin e Jezusit, Amen.

Studim Vijues

  • Hebrenjt 12:2; Psalmet 37:4; Veprat e Apostujve 17:27-28
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 19:1-10; Zakaria 7-8
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 20:1-15 Zakaria 9-10

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

About the author

Kumrije Aliaj

Leave a Comment