Kultura, Arti & Sporti

Fjala le të jetë reflektimi juaj

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Dhe bëhuni bërës të fjalës dhe jo vetëm dëgjues, që gënjejnë vetveten.

Jakobi 1:22

Fjala e Perëndisë është në ne që të jetojmë më anë të saj; ka të bëjë më të qenurit bërës të Fjalës; ajo është për ne për ta jetuar atë. Por, disa të krishterë përpiqen për t’ju “bindur” Fjalës, dhe kjo është ajo ku problemi i tyre qëndron, për shkak se Fjala nuk është për ne për t’ju bindur. Në Dhiatën e Vjetër, Perëndia ua dha bijve të Izraelit ligjet, urdhërimet për t’ju bindur, por ata dështuan. Pra, Ai e ndryshoi rendin. Ai tha: “Por kjo është besëlidhja që do të vendos me shtëpinë e Izraelit mbas atyre ditëve”, thotë Zoti: “Do ta shtie ligjin tim në mendjen e tyre dhe do ta shkruaj mbi zemrën e tyre, dhe unë do të jem Zoti i tyre dhe ata do të jenë populli im” (Jeremia 31:33).

Si rezultat, në Dhiatën e Re, ju nuk jeni të thirrur për t’ju bindur Fjalës, sepse ju keni lindur nga Fjala; ju jeni një me Fjalën. Fjala e Perëndisë është reflektimi juaj, një pasqyrë që tregon kush jeni, në mënyrë që mund të dini dhe të veproni në pajtim më të. Ne dëgjojmë, studjojm, kuptojmë, dhe e meditojmë Fjalën, për të vepruar në pajtueshmëri me të.

2 Korintasve 3:18 thotë, “Dhe ne të gjithë, duke soditur fytyrëzbuluar lavdinë e Zotit si në pasqyrë, transformohemi në të njëjtën shëmbëllim…” Kur ju shikoni në Fjalën, ju shihni veten. Fjala ju pasqyron. Për shembull, Fjala thotë: “Sepse ai bëri të jetë mëkat për ne, ai që nuk njihte mëkat, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të“ (2 Korintasve 5:21). Kjo nuk është për ju që të “bindeni”; por kjo thjesht ju tregon se kush jeni: drejtësia e Perëndisë në Krishtin Jezus. Prandaj nuk ka dallim nese shqisat tuaja ju tregojnë ndryshe; Perëndia tashmë ju tregoi se kush jeni; veproni në përputhje me atë.

Kjo është të bërit e fjalës: duke pranuar dhe miratuar pamjen e Perëndisë për ju, dhe duke ecur në këtë dritë. Kur ju shikoni në pasqyrën e Perëndisë, që është Fjala, shikoni lavdinë e Perëndisë, dhe ajo jeni ju! Sa më shumë që shikoni në Fjalën, aq më tepër bëheni ajo që shikoni në Fjalën; një transformim ndodh në jetën tuaj nga lavdia në lavdi. Haleluja!

Lutje

At i Dashur, të falënderoj për ndikimin e Fjalës tënde në jetën time. Fjala jote është pasqyrim i lavdisë tende të madhe të depozituar në frymën time. Gjërsa unë shikoj në këtë pasqyrë, shndërrohem në të njëjtin shëmbëllim që shoh, nga lavdia në lavdi, me Frymën tënde, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Jakobi 1:22-25
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 1:1-26 2 Kronikave 1-4
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: 2 Korintasve 1:1-11 Predikuesi 9-10

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento