Kisha & Besimi

Dëshmi besimi, shkruar nga Veton Mehmeti

Publikuar nga Korab Zhuja

Nëse dikush është në Krishtin, Ai është një krijesë e re!

Dua të ju tregoj diçka të vërtetë. Nuk do të ndajë diçka që e kam dëgjuar diku apo që më ka treguar ndokush. Por dua të ju tregoj një ngjarje që ka ndodhur në jetën time.

Une jam Veton Memeti. Jam nga Kosova dhe jetoj në qytetin e Ferizajit. Dhe jam fëmija më i vogël në familje. Në vitin 1999 ne si çdo kosovarë tjetër ishim të dëtyruar të iknim nga Kosova dhe menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë ne u kthyem në shtëpitë tona. Në atë vit më ndodhi diçka shumë e rëndë, sepse po atë vit mua më vdiq nëna dhe unë isha vetëm 13 vjeçar.

Për mua ishte shumë e rëndë, mendova që ishte fundi i botës dhe nuk kisha për çfarë të jetoja, sepse njeriu që më deshi më së shumti në botë, njeriu që më lindi tashmë nuk ishte më. Një vit pas kësaj ngjarje unë vazhdova të shkojë në shkollë të mesme.

Unë krijova një shoqëri që ishte shumë e keqe dhe bënim shumë gjëra të këqija vetëm për tu kënaqur e nuk mendonim për asnjë gjë tjetër. Shumë herë kemi kaluar natën duke pirë e duke bërë shumë gjëra të këqija.
Por unë isha shumë i mërzitur me këtë jetë qe po bëja dhe mendova që nuk kishte të ardhme për mua. Kjo ishte një kohë shumë e keqe nëpër të cilën po kaloja, nuk kisha një shpresë apo një të ardhme!

Një ditë isha duke kaluar përpara teatrit të qytetit ku disa njerëz na treguan që ishin duke shfaqur një film dhe shkuam ta shikonim… ishte filmi i Jezusit dhe ky film preku shumë zemrën time. Kur Jezusin e kryqëzuan në kryq Jezusi u lut duke thënë ‘‘o Zot fali ata se nuk e dinë çfarë po bëjnë’’ dhe ndërsa po e shikoja këtë skenë mua po më rridhnin lotët. Si ka mundësi që ata e kishin rrahur dhe kryqëzuar dhe Jezusi prap i fali ata?

Pasi pashë filmin dikush nga njerëzit që e kishin shfaqur filmin më dhanjë Bibël dhe vetëm unë e morra guximin ta merrja Biblën me vehte por asnjëri nga shokët e mi nuk deshën ta merrnin. Unë nuk jam shumë i sigurt pse e morra por pasi e bëra këtë gjë unë fillova të lexoja Biblën dhe fillova të mësoja shumë gjëra. Përgjatë leximit ishte një varg që më preku shumë, ky varg thoshte “Hidh mbi Zotin barrën tënde, dha ai do të të mbajë; ai nuk do të lejojë kurrë që i drejti të lëkundet” (Psalmi 55:22)

Nuk kaloi shumë kohë pasi kisha parë filmin e Jezusit dhe njerëzit që e kishin shfaqur filmin më ftuan që të shkoja në takimet e të rinjve që i mbanin tek një Kishë Ungjillore. Ditën e parë që shkova gjithçka që pashë dhe dëgjova më la shumë përshtypje e sidomos mënyra e tyre se si flisnin. Ishte shumë ndryshe nga shoqëria ime e vjetër sepse krahas shoqërisë që unë kisha deri tani unë vërejta që njerëzit në tek takimi i të rinjëve kishin nje dashuri të madhe për njëri-tjetrin që kurrë se kisha parë ndonjëherë në jetë. Mua me erdhi inat pse unë se kisha këtë dashuri dhe kështu dëshira për ta pasur më shtyu që të vazhdoja të vijoja në takimet që ata mbanin. Sidoqoftë shoqëria ime vazhdimisht më thoshte që të mos shkoja sepse gjithçka që ata bënin ishte ‘‘punë koti’’.

Por teksa unë dëgjoja atë që miqtë e mi thoshin unë njëjtën kohë edhe po mësoja për Zotin dhe se si Ai më donë dhe se si Zoti e kishte dërguar Jezusin të vdiste për mua që unë të shpëtohesha. Njëra nga vargjet tjera që unë lexova në Kishë dhe që pati ndikim të madhë në mua ishte ky vargu: ‘‘Ai që beson në të (Jezusin) nuk dënohet, por ai që nuk beson tashmë është dënuar, sepse nuk ka besuar në emrin e Birit të vetëmlindur të Perëndisë.’’

Unë vendosa ta pranoj Jezusin si Zotin dhe Shpëtimtarin tim dhe atë natë ia dorëzova jetën time Atij dhe nuk mbajë mend që kam përjetuar dashuri më të madhe se sa në ditën kur unë e pranova Jezusin në jetën time.

Pas këtij ndryshimi në jetën time unë fillova të ndryshojë edhe shumë gjëra të tjera. Unë vendosa që të heqja dorë nga shoqëria që kisha deri tani dhe fillova të mos shaja dhe të mos gënjeja më. Të gjithë e panë këtë ndryshim e sidomos edhe familja ime. Të gjithë më pyesnin se çfarë kishte ndodhur me mua dhe u tregoja që Jezusi ma kishte ndryshuar jetën.

Tani ka 6 vite e gjysmë që kam pranuar Jezusin si Zotin tim dhe Ai më ka bekuar shumë. Më ka mesuar shumë gjëra e sidomos më ka mësuar se si t’i dua njerëzit dhe si t‘i fal ata. Zoti poashtu më ka bekuar me një grua që e donë Zotin shumë dhe ne jemi martuar në Kishë dhe ka qenë shumë bekim i madh. Ne tani po vazhdojmë të punojmë për Zotin duke iu treguar njerëzve se çfarë ka bërë Zoti për ne.

Nga ajo ditë që kam pranuar Jezusin e deri më sot teksa po e shkruaj këtë dëshmi, unë kam parë dorën e Zotit duke punuar shumë në jetën time. ‘‘Prandaj nëse dikush është në Krishtin ai është një krijesë e re gjërat e vjetra shkuan ja të gjitha gjërat u bënë të reja‘‘ 2 Korintasve 5:17

Burimi:https://issuu.com/

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento