Besimi

Çfarë pret Perëndia nga unë?

Written by Kumrije Aliaj

Jini pra të përkryer, ashtu siç është i përsosur Ati juaj që është në qiell.

Mateu 5:48

Jezusi u tha turmave: “Jini pra të përkryer, ashtu siç është i përsosur Ati juaj që është në qiell.” Është e vërtetë që ligjet e Perëndisë/urdhërimet e tij, kërkojnë përsosmëri. Dhe nëse Perëndia do të na pranonte në bazë të zbatimit të urdhërimeve të Tij, atëherë do të duhej të ishim të përsosur. Për këtë arsye Jezusi erdhi të na çlirojë nga paga e mëkatit!

Perëndia e njeh hendekun e madh midis përsosmërisë së Tij dhe mëkatit tonë. Edhe si të krishterë, ne shpesh ndjejmë një lloj tensioni për ta mbyllur këtë hendek, që të ndihemi më mirë dhe më afër Perëndisë. Disa përpiqen ta bëjnë duke ulur standardet e Perëndisë: “Perëndia nuk do të thotë vërtet…” Të tjerë mundohen ta mbyllin këtë hendek duke u përpjekur të përmirësojnë sjelljen e tyre: “Do të përpiqem më shumë…”

Çfarë thotë Perëndia për këtë hendek? Është aty dhe do të jetë gjithmonë. Por ju që keni besuar te Jezusi, që e keni pranuar në jetën tuaj, jeni falur, jeni shpallur të drejtë, të çmuar në sytë e tij, dhe jeni nën kujdesin e Tij. Ju jeni plotësisht të tij dhe ai ju do pa kushte, pavarësisht këtij hendeku.

“Të shfajësuar, pra, me anë të besimit, kemi paqe me Perëndinë nëpërmjet Jezu Krishtit, Zotit tonë, me anë të të cilit edhe patëm, nëpërmjet besimit, hyrjen në këtë hir në të cilin qëndrojmë të patundur.”1
Por mund të ndodhë që të gjendeni në një moment në jetë kur filloni të mendoni se me siguri Perëndia dëshiron diçka si shpërblim.

Qëllimi i këtij artikulli është të mos ju lejojë të bini në këtë grackë – ku ndiheni se duhet të silleni mirë për Perëndinë. Shkrimi na paralajmëron kundër këtij fenomeni, sepse do ju vjedhë gëzimin që vjen nga njohja e Perëndisë.


Marr nga: jetaere.com

About the author

Kumrije Aliaj

Leave a Comment