Kisha & Besimi

Besimi vjen nga Fjala

Publikuar nga Korab Zhuja

Atëherë apostujt i thanë Zotit: “Na e shto besimin.’’ Dhe Zoti tha: “Po të kishit besim sa një kokërr sinapi, do të mund t’i thonit këtij mani: “Shkulu me gjithë rrënjë dhe mbillu në det”, dhe ai do t’ju bindej.

Luka 17:5-6

Jezusi theksoi se masa më e vogël e besimit mund të prodhojë rezultate të mëdha. Dikush mund të thotë, Si jam i sigurt që unë kam besim, e lëre madje besimin më të vogël? Bibla thotë: Perëndia i ndau secilit masën e besimit (Romakëve 12:3). Vini re se ai thotë, masën e besimit; që do të thotë se ka një masë të caktuar për secilin.

Ne të gjithë kemi marr të njëjtën masë besimi në lindjen tonë të re, por çfarë bëni ju me masën tuaj është ajo që ka rëndësi; ju duhet ta bëni atë të rritet. Disa e kanë bërë besimin e tyre të rritet, disa të tjerë nuk kanë bërë ashtu; ata ende jetojnë në të njëjtin nivel të besimit, edhe pas shumë vitesh e të qenit të krishterë. Ju duhet të ushtroni dhe të rrisni besimin tuaj duke e vendosur atë në veprim.

Kur ju mendoni se nuk keni besim të mjaftueshëm, atëherë ju keni nevojë për të dëgjuar më shumë nga Fjala e Zotit; Fjala do të prodhojë dhe t’ju japë besim në frymën tuaj. Ju nuk duhet të luftoni ose të përpiqeni ta bëni atë të ndodhë; vetëm e dëgjoni Fjalën, dhe besimi do të trazohet në frymën tuaj: Besimi, pra, vjen nga dëgjimi, dhe dëgjimi vjen nga fjala e Perëndisë (Romakëve 10:17).

Një i ri erdhi në kishë disa vite më parë, i bindur nga miqtë e tij se duhej të vinte. Ai erdhi me aq shumë dyshime dhe mosbesim, por gjersa po dëgjonte Fjalën të predikohej, ai filloi të kishte një ndryshim në zemër. Pasi pata një bisedë me të pas shërbesës, ai më tha: Disi, i besova gjërat që ju predikuat. Ai besonte sepse besimi erdhi tek ai me anë të Fjalës.

Ju mund të keni vënë re ndonjëherë, se ndersa dëgjoni Fjalën e Perëndisë, ndoshta ndërsa ishit në Kishë, ose gjatë një studimi personal, e tërë bota papritmas ju duket e vogël. Të gjitha sfidat me të cilat mund të keni qenë duke u përballur, papritmas duken si asgjë. Arsyeja është, kur Fjala e Perëndisë hyn në frymën tuaj, ajo ndez besimin në ju. Çdo herë që e dëgjoni Fjalën e Perëndisë, fryma juaj fuqizohet; Fjala bëhet e vërtetë në frymën tuaj, duke ju dhënë një ndjenjë fitoreje dhe sundimi.

Lutje

At i Dashur, të falënderoj për besimin që Fjala jote e rrit në mua, edhe tani! Jam armatosur me Fjalën në zemrën time, dhe në gojën time, unë i kaloj të gjitha sfidat, dhe ndryshojë situatat, veprojë mrekullit, dhe vazhdimisht eci në fitore, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • 1 Gjoni 5:4; Romaket 4:18-20; Hebrenjt 11:1
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 15:1-21 & Esther 1-4
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: 2 Korintasve 11:1-9 & Isaia 19

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento