Kisha & Besimi

Ai na ka dhënë çdo gjë

Publikuar nga Korab Zhuja

“Duke qenë se fuqia e tij hyjnore na dhuroi të gjitha gjërat që i takojnë jetës dhe perëndishmërisë, me anë të njohjes së atij që na thirri me lavdinë dhe virtytin e vet.”

2 Pjetrit 1:3

E vërteta në vargun tonë hyrës është e ngjajshme me 1 Korintasve 3:21; ku thotë: Prandaj asnjë të mos mburret me njerëzit, sepse të gjitha gjërat janë tuajat. E vini re se nuk thotë “disa gjëra”, apo vetëm gjërat që luteni janë tuajat? Përkundrazi ai thotë se të gjitha gjërat janë tuajat! Ky është realiteti. Shpallni atë. Besojini Fjalës dhe veproni në përputhje me atë qe thotë.

Fjala e Perëndisë është shumë e qartë në lidhje me këtë. Kjo nuk është si diçka për të argumentuar, e dyshimt, apo për të negociuar për të. Çdo gjë që ju nevojitet: Paratë, gjëratë, idet, vizioni, njerëzit dhe burimet materiale, etj, të gjitha u janë dhënë në Krishtin Jezus. Ju keni gjithçka që kërkohet për një jetë të jashtëzakonshme drejtësie dhe lavdie në tokë; çdo gjë që ju nevojitet për të jetuar dhe për të shkëlqyer në një jetë-të Perëndishme. Kjo do të thotë së ju mund të jetoni për Perëndinë, mund të jeni efektiv duke i bërë gjërat për Të, duke i shërbyer Atij, dhe duke jetuar ngadhnjimtar çdo ditë!

Duke e ditur këtë, si mund të jeni në mungesë? Davidi tha: Zoti është bariu im, asgjë nuk do të më mungojë (Psalmi 23:1). Si mund të jetoni një jetë të rënë? Refuzoni së shikuari në problemet dhe rëniet e kësaj botë. Jetoni një jetë më të lart. Ju jeni pasardhësit e Abrahamit. Jetoni mbi sistemet e kësaj botë. Skanë rëndësi rrethanat në sferën tokësore; ju nuk i takoni kesaj bote. Bëni atë që thotë Fjala, dhe ecni në rrugën tuaj lart nga lavdia në lavdi.

Pohim

Jam i bekuar dhe i siguruar në Krishtin Jezus, me çdo gjë që më nevojitet për jetë dhe perëndishmëri, prandaj, unë jetoj ngadhnjimtar sot dhe gjithmonë! Eci në lavdinë e Perëndisë, duke e kënaqur Atë në të gjitha gjërat, dhe duke sjellë fryt në çdo vepër të mirë. Ai e ka bërë jetën time të këndshme; një vend kënaqësish, pemë e drejtësisë, duke prodhuar fryte të drejtësisë. Qoftë i bekuar Zoti!

Studim Vijues

  • Efesianve 1:3; 1 Korintasve 3:21-2
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 13:13-52 & Nehemia 9-10
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: 2 Korintasve 10:1-7 & Isaia 17

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento