Besimi

A është Jezusi Perëndi?

Written by Korab Zhuja

A është Jezusi Perëndi? Ai tha se ishte i barabartë me Perëndinë.

Abrahami, ati juaj, ngazëllohej në shpresën që të shihte ditën Time; e pa dhe u gëzua. Judenjtë, pra, i thanë: “Ti ende nuk je pesëdhjetë vjeç dhe e paske parë Abrahamin?” Jezusi u tha atyre: “Në të vërtetë, në të vërtetë, Unë po ju them: para se të kishte lindur Abrahami, Unë jam.” Atehërë ata morën gurë, që t’i hidhnin kundër Tij; por Jezusi u fsheh dhe doli nga tempulli, duke kaluar midis tyre; dhe kështu u largua.

Unë dhe Ati jemi një.” Prandaj judenjtë morën përsëri gurë për ta vrarë me gurë. Jezusi u përgjigj atyre: “Ju tregova shume vepra të mira nga Ati Im; për cilën nga këto më vrisni me gurë?” Judenjtë u përgjigjën duke thënë: “Ne nuk të vrasim me gurë për asnjë vepër tëmirë, po për blasfemi, dhe sepse Ti, duke qenë njeri, e bën Veten Perëndi.”

Pastaj Jezusi thirri dhe tha: “Kush beson në Mua, nuk beson në Mua, por në Atë që më ka dërguar. Dhe kush më sheh Mua, sheh Atë që më ka dërguar. Unë kam ardhur si drita për botën, që kushdo që beson në Mua të mos mbetet në errësirë.”6Kështu, mbasi ua lau këmbët, mori përsëri rrobat e Tij, zuri vend rishtas në tryezë dhe u tha atyre: “A e kuptoni këtë që ju kam bërë? Ju më quani Mësues dhe Zot, dhe mirë thoni, sepse jam. Në qoftë se Unë, Zoti dhe Mësuesi, ju kam larë këmbët, edhe ju duhet t’i lani këmbët njëri-tjetrit.”

Jezusi i tha: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet Meje. Po të më kishit njohur Mua, do të kishit njohur edhe Atin Tim; qysh tani e njihni dhe e keni parë.” Filipi i tha: “Zot, na e trego Atin, dhe na mjafton.” Jezusi i tha: “Ka kaq kohë që Unë jam me ju dhe ti nuk më ke njohur akoma, o Filip? Kush më ka parë Mua, ka parë Atin; si vallë po thua na e trego Atin?”

About the author

Korab Zhuja

Leave a Comment