Biznesi

5 Gabimet më të mëdha që bëjnë sipërmarrësit

Written by Kumrije Aliaj

5 Gabimet më të mëdha që bëjnë sipërmarrësit

Për të qenë një sipërmarrës shumë i mirë mund të jetë një nga punët më të vështira në planet. Ka shumë pak lloje të karrierave që kërkojnë të njëjtën sasi të punës, aftësisë, sakrificës dhe përkushtimit. Të jesh një sipërmarrës është me të vërtetë e vështirë, por edhe me të vërtetë e dobishme. Pa marrë parasysh në cilën fushë ju veproni, apo çfarë lloji të biznesit ju bëni, është e rëndësishme që ju të kuptoni disa nga gabimet që zakonisht dëmtojnë në mënyra të ndryshme shumë sipërmarrës në tregun e sotëm. Këto janë disa nga gabimet më të mëdha që çdo pronar i biznesit mund të bëjë. Shmangni këto gabime me çdo kosto dhe kjo do të jetë një vendosmëri drejt suksesit.

1. Pritja e suksesit të menjëhershëm

Nëse jeni duke pritur sukses menjëherë nga biznesi juaj, atëherë ju jeni të vendosur në rrugën për zhgënjim.

Është e rëndësishme që besimi të jetë i lartë dhe të zhvilloni një proces drejt suksesit, por këto rezultate nuk duhet pritur menjëherë. Rritja e një biznesi merr një kohë të gjatë, por merr kohë edhe më të gjatë që të filloni të fitoni para nga një biznes.

Ju duhet të jeni realist/e në lidhje me pritjet tuaja dhe duhet të përpiqeni që të jeni të durueshëm. Një nga arsyet e shumta që shumë biznese nuk arrijnë deri në një fillim të mirëfilltë shkaktohet nga sipërmarrësit të cilët hapin dyert në momentin që fillojnë të fitojnë para. Shume herë këto kompani largohen nga tregu sepse sipërmarrësi nuk mund të përballojë rritjen e shpenzimeve, poashtu dhe nga pritshmëria e fitimit të hollave për të mbuluar shpenzimet e reja. Për këtë arsye qëndron dhe idea e një “Jasteku” të shpenzimeve, ku biznesi do të mund ti përballonte shpenzimet në proporcion me rritjen dhe paratë që shpenzohen të kenë destinim vetëm pjesët esenciale të biznesit, qoftë shërbimi, marketing apo çkado që i ndihmon një rritje të kontrolluar.

2. Duke u përpjekur për të bërë gjithçka vetë

Një sipërmarrës i mirë e di se si duhet deleguar punët, qartë dhe thjeshtë. Nëse ju përpiqeni të bëni gjithçka vetë, ju jeni duke e vendosur vetën drejt dështimit. Ju duhet të dini se si të transferojmë detyrat. Sipërmarrësit e ndryshëm do të kenë lloje të ndryshme të detyrave për të deleguar. Pa marrë parasysh se çfarë natyre mund të kenë ato, është e rëndëshishme që detyrat të delegohen tek të tjerët në mënyrë që ju të keni kohën në dispozicion për të shfrytëzuar në aspektet tjera të biznesit, rrjedhimisht duke e vendosur vetën në një pozitë më të mirë për vendimmarrje tjera. Duke bërë çdo gjë vetëm do të ju bëjë që ju të humbi kontrollin e detyrave që ngarkohen mbi ju dhe më me ndikim është mungesa e përqendrimit tuaj në zhvillimin e biznesit apo ekspertizën tuaj që kontriboni në kompani.

3. Injorimi i pasionit tuaj të vërtetë duke shikuar vetëm për të holla

Nëse ju nuk jeni i apasionuar në lidhje me biznesin tuaj dhe fushën në të cilën keni zgjedhur për të hapur një kompani, atëherë ju kurrë nuk do të jeni i suksesshëm. Një nga gabimet më të mëdha që çdo sipërmarrës mund të bëjë është injorimi i pasionit të tyre dhe në të vërtetë vetëm kanë hapur një kompani për të fituar para. Unë kam qenë i pasionuar për aksione të vogla “penny stocks”, edhe pse pjesa tjetër e Wall St nuk kishte të bënte me aksione të tilla. Shumë njerëz nxitojnë që të ndjekin paratë dhe shkojnë në sektorë të ndryshëm të industrisë financiare, por unë vendosa të qëndroj në aksione të vogla pasi që më përkonte më shumë. Deri më tani kam shkruar një udhëzues të lirë dhe kam kthyer biznesin edhe në një vend të mësimdhënies për biznes, ku fitimi vjetor prekë 8 shifrat.

Sipërmarrësit që e bëjnë një biznes duke mos marrur asnjë përmbushje në jetën e tyre, dhe ata janë të suksesshem, unë garantoj që ata individë nuk mund të jenë të gëzuar vetëm me paratë, pa pasur një ndjenjë përmbushjeje të një qëllimi.

4. Duke mos qenë të adaptueshëm

Nëse doni të jetë një sipërmarrës i suksesshëm në një treg që është gjithnjë në ndryshim, atëherë ju duhet të mësoni të jeni të adaptueshëm. Nëse ju nuk jeni përshtatur dhe jeni duke i bërë shumë pritje gjatë lansimit të një produkti ose shërbimi, ju kurrë nuk do të keni sukses.

Në vend të kësaj, ju keni nevojë për të provuar, testuar dhe të provoni përsëri. Provoni produkte dhe zgjidhje të ndryshme si shërbime. Ekspolorni opsione të reja që mund të intregrohen në biznesin tuaj. Është e rëndësishme që të ndjekni atë që është punuar deri me tani dhe që është duke u punuar, por gjithmonë të jeni të gatshëm për të bërë ndryshime në të ardhmen.

5. Injorimi i mediave sociale.

Ka shumë industri tradicionale që mendojnë se nuk kanë nevojë për internet. Nëse ju jeni një dyqan të vogël apo biznes të madh, kjo nuk ka rëndësi, ju duhet të keni në përdorim internetin. Pse? Konsumatorët janë në internet dhe çdo biznes që dëshiron të jetë zgjedhja për adresimin e kërkesave të tyre, metoda me e shpejtë, e lirë dhe efikase është që të jeni ballë për ballë me klientët tuaj potencial.

TIMOTHY SYKE

Shttp://www.entrepreneur.com/article/271673


About the author

Kumrije Aliaj

Leave a Comment