Biznesi

3 Aftësi Biznesi

Written by Kumrije Aliaj

Historia është e mbushur me mijëra shembuj të ndërmarrësve që kanë ndryshuar botën pa ndonjë edukim formal. Viteve të fundit shumica prej nesh kemi dëgjuar në lidhje me ndërprerjen e shkollimit të Steve Jobs për të ndjekur ëndrrat e tij. Por unë nuk dua të përkrahi vetëm njërën anë të debatit apo tjerën.

Është fakt se arsimimi formal do t’ju informojë në lidhje me zhvillimet e fundit të fushës tuaj të përzgjedhur si dhe historinë e saj. Përveç kësaj, përkushtimi juaj ndaj arsimit post – sekondar do të iu ndihmojë për të krijuar rrjete biznesore të cilat pa mjedis kolegjial apo universitetar – do të marrin dekada për t’i krijuar.

Pavarësisht mendimit tuaj personal të rolit të arsimit formal në suksesin e biznesit dhe përpjekjet sipërmarrëse, të listuara më poshtë janë tre aftësi që nuk do t’i mësoni në shkollë, por janë mjaft të rëndësishme për suksesin tuaj si një sipërmarrës/themelues.

  1. Komunikimi

    Sipërmarrësit janë aq të suksesshëm sa aftësia e tyre për të shpjeguar vizionin që kanë. Komunikimi me të tjerët ka gjasë të jetë aftësia më e rëndësishme e çdo sipërmarrësi. Njohuria se kur duhet komunikuar – dhe kur jo – është dallimi në mes të pasurve të biznesit dhe të paprivilegjuarve.

    Aftësitë tuaja të komunikimit do të jenë të nevojshme në çdo aspekt të punës tuaj. Ju do të duhet të frymëzoni punonjësit tuaj me fjalët tuaja, të ndërtoni besim me investitorët tuaj dhe të iu shpjegoni veprimet aksionarëve tuaj.

    Tani, sigurohuni që ju nuk jeni duke e bërë mëkatin më të rëndë të komunikimit! Unë në të kaluarën kam konsultuar për kryeshefë ekzekutivë të cilët e fantazonin veten si komunikues të shkëlqyer, por gjëja që e bënin në realitet ishte shkelja dhe nënshtrimi i atyre që i kishin afër. Unë kam parë drejtues që humbnin orë të tëra duke folur shumë në takime. Ata ndjehen sikur janë të vetmit që duhet të dëgjohen dhe të shpjegojnë gjithçka. Ata nuk i lejojnë të tjerët të flasin dhe si rezultat, përfundojnë duke krijuar një mjedis shtypës, ku mendimet e njerëzve të tjerë nuk merren parasysh.

    Bëni një nder vetes dhe gjeni një këshilltar të mirë apo trajner ekzekutiv për t’ju ndihmuar të bëni një kontroll personal dhe të punoni në rritjen e aftësive tuaja komunikuese. Aftësia e komunikimit ka gjithnjë hapësirë për përmirësim.

  2. Multitasking (apo kryerja e shumë punëve në të njejtën kohë)

    Nga ju, si një sipërmarrës, do të pritet të dini çdo gjë, për çdo pjesë të ndërmarrjes tuaj. Në ditët e para ju do të jeni “kuzhinieri kryesor dhe larësi i enëve”.Me rritjen e ndërmarrjes tuaj do të rriten edhe detyrat e juaja personale.

    Në ditët e para, juve do të iu duhet të drejtoni kompaninë si dhe të kujdeseni për dërgim/pranim të mallrave. Me rritjen e biznesit tuaj, detyrat e juaja do të ndryshojnë, dhe ende do të keni një numër të madh të tyre. Nëse keni fatin të futeni në ligat e mëdha, eventualisht ju do të arrini të menaxhoni në të njëjtën kohë biznesin tuaj dhe aksionarët tuaj.

    Pavarësisht fazës së biznesit, ju do të duhet të jeni të përfshirë në shumë gjëra të ndryshme në të njëjtën kohë. Nuk keni zgjidhje tjetër – kështu që aftësohuni mirë në këtë aspekt! Unë kurrë nuk kam takuar një themelues të suksesshëm në ligë të madhe apo kryeshef ekzekutiv që nuk ka ditur të trajtojë menaxhimin e kohës dhe mbajtjen e gjërave të rëndësishme – si familja dhe shëndeti – në perspektivë. Po e përsëris që në qoftë se jeni duke pasur probleme në këtë fushë, punësoni një trajner ose konsulent për t’ju ndihmuar.

  3. Vëmendja në detaje

    Të gjithë e kemi dëgjuar shprehjen e vjetër – “Djalli është në detaje”. Unë personalisht besoj se do të ishte më mirë të them: “Suksesi juaj final është në detaje”. Menaxhimi i detajeve ka gjasa të jetë aftësia më e rëndësishme e çdo personi të suksesshëm në biznes.
    Njerëzit të cilët janë të dobët në këtë fushë kanë prirje të injorojnë detajet. Ata do t’i kategorizojnë ato si “gjëra të vogla”. Por në qoftë se ju lejoni mjaftueshëm “gjëra të vogla” të grumbullohen, ato do të shndërrohen në një “gjë të madhe”. Gjërat e mëdha vrasin bizneset! Si kryesor i biznesit tuaj, ju duhet të bëheni ekspert (dhe shembull për të tjerët) se si duhet trajtuar detajet.
    Shembuj të detajeve të rëndësishme janë, shqyrtimi dhe të kuptuarit e raporteve tuaja financiare të përditshme, dërgimi i email-ave me falenderime të vogla ndaj njerëzve kyq për punën e bërë mirë, menaxhimi i email-it në përgjithësi, si dhe rreth 1000 gjëra tjera.
    Nëse jeni duke pasur probleme në ndonjë nga këto fusha, ju tashmë e dini. Ky shkrim i vogël le të jetë shuplakë kthjellëse për ju. Kompania dhe punonjësit tuaj janë të varur nga ju që të krijoni një sipërmarrje të suksesshme. Mënyra më e shpejtë për të përmirësuar këto aftësi është të punësoni një nga konsulentët e mrekullueshëm të menaxhimit apo trajnerët e shumtë që janë në dispozicion.
    Unë kam punësuar disa konsulentë për të më ndihmuar në karrierën time. Gjithashtu kam qenë i angazhuar për të ndihmuar kryeshefë ekzekutiv në korporata të mëdha. Arsyeja më e madhe për të marrë parasysh përmirësimin e vetes dhe punësimin e ndihmës është se është shumë e vështirë për të përcaktuar çfarë po ju mban prapa. Është shumë më e lehtë të iu ndihmojë dikush që ju i besoni.

Shkruar nga Ken Dunn

www.entrepreneur.com/article/271646

About the author

Kumrije Aliaj

Leave a Comment