Biznesi

25 arsyje që tregojnë pse ndërmarrësia është e mrekullueshme

Written by Kumrije Aliaj

Çdo ndërmarrës ka tregimin e tij ose të saj se si kanë vendosur të fillojnë një biznes. Mirëpo cdo kush prej tyre që ka filluar një biznes mund të pajtohet për një gjë të jesh një ndërmarrës është e mrekullueshme. Ka shumë arsyje për këtë dhe çdo ndërmarrës ka poashtu ato të vetat. Këto janë 25 arsyje (nga 60 në origjinal), pa ndonjë rënditje të veçantë, të cilat tregojnë pse ndërmarrësia është e mrekullueshme.

  1. Keni kontroll të plotë mbi fatin tuaj. Ju merni vendimet që përdundimisht vendosin suksesin apo dështimin e biznesit tuaj. Askush nuk mund ta pengoj vizionin tuaj.

  2. Ndërmarrësit janë novatorë. Mendoni për gjithë teknologjinë e re dhe idetë që kanë lindur gjatë viteve të fundit. Ato në fillim kanë qenë vetëm një ide por ndërmarrës të mrekullueshëm i kanë sjellur ato në jetë.

  3. Ju bëheni pjesë e një familjeje. Kultura e ndërmarrësisë është gati si një familje e madhe dhe nuk do mund të gjeni një grup njerëzish që janë më të gatshëm për të dhënë këshilla dhe ndihmë për ndërmarrës të tjerë.

  4. Kontrolloni se kush reprezenton brendin tuaj. Ekipi që ju rrethon luan një rol mjaft të rëndësishëm në suksesin tuaj ju mund të mbledhni një ekip me individë me mendime të njejta si të juajat dhe që ndajnë pasionin e njejtë.

  5. Nuk keni kod të veshjes. Veshni çfarë të dëshironi.

  6. Keni mundësinë të ndryshoni jetë. Keni një ide e cila mund të ketë një ndikim të madh në shoqëri? Atëherë zhvillojeni!

  7. Keni kontroll të plotë mbi hapsirën tuaj punuese. Sido që dëshironi ta ndërtoni hapsirën punuese, keni liri të plotë mbi të, qoftë ambient relaksues, mure në të cilat mund të shkruani, një bar i cili ka kafeMund ta bëni të mundur.

  8. Ju jep një ndjenjë që është vështirë të kopjohet. Nuk ka përshkim më të madh adrenaline kur mbërrini qëllimet tuaja dhe kur e dini se keni punuar shumë deri në atë pikë.

  9. Ju shërbeni si një shembull. Si një ndërmarrës, njerëzit do të ju shohin si një model. Duhet të keni aftësinë të jeni një shembull për familjen, shoqërinë, punëtorët dhe pjestarët e tjerë të komunitetit. Suksesi juaj shërben si motivim dhe inspirim.

  10. Nuk do të mërziteni asnjëehrë. Çdo herë do të keni diqka për të bërë. Çdo ditë ju prezenton sfida dhe mundësi të reja.

  11. Liria për të udhëtuar. Teknologjia moderne, punonjësit e largët dhe interneti ju lejon lirinë për të udhëtuar përderisa udhëheqni biznesin tuaj. Është e mundur ta shihni botën përderisa të jeni duke e zhvilluar biznesin tuaj.

  12. Nuk ka barriera të moshës. Ndërmarrësit po fillojnë të realizojnë ëndrrat e tyre që në moshë të re disa drejt nga kolegji, disa edhe sa janë në shkollë të mesme.

  13. Do ta keni mendjen gjithmonë në përdorim. Çdo vendim që ka të bëjë me biznesin tuaj është përgjegjësia juaj, nga koncepti fillestar dhe brendimi deri tek zhvillimi dhe mbërritja e qëllimeve.

  14. Kënaqsia që vie kur deklaroni se jeni pronar i një biznesi. Është një ndjenjë e veçantë kur thuani ky është biznesi im me krenari.

  15. Nuk ndjeheni asnjëherë të nënvlerësuar. Nëse keni ide se si ta bëni biznesin tuaj më të mirë mund ti implementoni menjëherë nuk keni nevojë të shpresoni që dikush në pozitë më të lartë se ju do të ju jep kohën e tyre dhe dëgjojë idetë tuaja.

  16. Krijo diqka nga fillimi. Çdo biznes fillon sin je ide. Ti mund ta krijosh nga fillimi.

  17. Mundësia për të krijuar diqka më të mirë. Keni ide se si të përmirsoni diqka dhe ta bëni më efikase? Bëjeni të mundur!

  18. Kaloni më shumë kohë me familjen. Ndërmarrësit me fëmijë kanë mundësinë ta rregullojnë orarin dhe kështu të ndjekin funksionet dhe aktivitetet shkollore të fëmijëve të tyre.

  19. Kthimi i investimeve. Nëse jeni i gatshëm të punoni më shumë se çdo kush tjetër, do të shpërbleheni.

  20. Krijoni mundësi per familjarët tuaj. Shumica thonë që ta përziesh familjen dhe biznesin nuk është ide e mire por kjo është më pak problem kur flasim për një lidhje punëtor/punëdhënës.

  21. Mundësia për të dhënë mbrapa. Të qenit pronar i një biznesi ju jep mundësinë për të mbështetur eventet lokale të bamirësisë, shkollat dhe OJQ-të e ndryshme. Mundësia për të kontribuar në komunitet është një ndjenjë shume e mirë.

  22. Bëhuni më të shëndetshëm. Një orar fleksibil ju lejon kohën për të krijuar një rutinë fitnesi që mund ti përmbaheni.

  23. Ditët jo të mira mund të jenë edhe më të këqija. Një ditë e keqe si një ndërmarrës është më mirë sesa një ditë e keqe kur punon për dikë tjetër.

  24. Diplomat nuk ua zënë rrugën. Nuk keni nevojë të keni një diplomë nga një shkollë parësore në mënyrë që të hapni biznesin tuaj.

  25. Bëheni ekspert në zgjedhjen e problemeve. Si pronar i një biznesi fitoni resurse të shumta dhe me kohë do të mund të mësoni ti tejkaloni problemet e shumta që ju dalin përpara.

About the author

Kumrije Aliaj

Leave a Comment